LAJMI I FUNDIT:

Birra i tërheq mushkonjat

Birra i tërheq mushkonjat

Nëse dëshironi që në ballkonin tuaj ose në tarracë të pini një birrë të ftohtë, ka gjasa të mëdha që të tërhiqni mushkonjat.

Këto gjakpirëse të mërzitshme e njohin aromën e birrës në ajër, të cilën e lidhin me nevojën për të thumbuar.

Një hulumtim amerikan ka treguar se mushkonjave irrituese në orët e mbrëmjes më së shumti u pëlqen t’i sulmojnë konsumuesit e birrës.

Sipas hulumtimit, konsumuesit e birrës kanë për 15 për qind gjasa më të mëdha që të thumbohen nga mushkonjat. /Telegrafi/