LAJMI I FUNDIT:

Biri im i dashur, ja si ta njohësh femrën e VËRTETË! Letra e këtij babai do t’ju prekë në zemër!

Biri im i dashur, ja si ta njohësh femrën e VËRTETË! Letra e këtij babai do t’ju prekë në zemër!

Ky baba në mënyrën më gjeniale ia ka shpjeguar të birit se si ta njohë femrën e jetës së vet, transmeton Telegrafi.

“I dashuri im bir, më duket sikur dje ke bërë kakën në pelena, ndërkaq tashmë sot kemi arritur deri aty që të bisedojmë për seksin.

Megjithatë, para se t’ia fillojmë të bisedojmë për seksin, do të dëshiroja t’i sqaroja disa gjëra që kanë të bëjnë me martesën.

Me siguri një ditë do të dëshirosh të martohesh, por lehtë do të mund të të ndodhë që atë ta bësh nga arsye të gabuara. Njëra ndër to gjithsesi është edhe ideja për atë që martesa do të të lumturojë. Kurrë mos e bëj atë, sepse ajo është rruga e sigurt drejt divorcit.


Ka martesa të mrekullueshme, ndërkaq ato mbijetojnë nga një arsye e vetme, e ajo është njëkohësisht edhe arsyeja e vetme përse dikush do të duhej të martohej: viktimizimi i përditshëm dhe reciprok i egos vetjake.

Të gjithë ne jemi lindur me zemër të mirë, por që ajo ndonjëherë ndodhet në rrezik, për shembull, kur dikush na përqesh dhe mu atëherë ndiejmë nevojën që ta mbrojmë.

Duke u plakur, mendja jonë krijon mbrojtës përreth zemrës sonë për të na kursyer nga të gjitha ndikimet negative.

Kur jemi më të rinj, ajo urë shërben që të mbrohemi nga mysafirët e padëshiruar në zemrat tona. Me kalimin e kohës megjithatë e kuptojmë që sulmi është mbrojtja më e mirë. Fillojmë t’i sulmojmë të tjerët, të bëhemi të vrazhdë, por në të vërtetë ne mbrohemi që dikush të mos na lëndojë.

Kështu mbrohen të gjithë – edhe meshkujt, edhe femrat. Armët paksa dallojnë, mirëpo poenta është e njëjtë – frikësohemi që të mos biem në dashuri me dikë dhe kështu mbrohemi nga vuajtja. Edhe këtu shfaqen problemet potenciale në martesë.

Pra, cili është sekreti i martesës së lumtur? Të martohesh me dikë i cili hyn në martesë nga e njëjta arsye.

Shkurtimisht, martohu me atë e cila është e gatshme t’i hyjë kësaj aventura të krisur me të gjitha ngritjet dhe rëniet të cilat do t’i mposhtë bashkë me ty. Dhe vetëm dhe ekskluzivisht me ty.

Unë timen e thashë.
Babai”

/Telegrafi/