LAJMI I FUNDIT:

BIK, a je ti?

BIK, a je ti?

Nëse ndokujt i ka interesuar se çka është demagogjia, sot kishte rastin ta mësojë nga stili i ligjëratës së xhumasë të përcaktuar detyrimisht nga Bashkësia Islame e Kosovës për të gjitha xhamitë e vendit. Tema “Rrini e mos u largoni nga Kosova” që i drejtohej si me gisht njëanshëm atyre që braktisin atdheun për një kafshatë goje (thuajse ata e bëjnë këtë nga qejfi), më shumë i ngjante diskursit të Qeverisë që tallet ashiqare me popullin se sa një institucioni serioz fetar.

Qe besa ma kujtuan edhe kohën e xhaxhit Enver, kur Shqipëria proklamohej se i kishte të gjitha të mirat dhe kur në RTSH transmetoheshin pamjet e varfërisë në Afrikë, duke thënë se ajo ishte Amerika.

E vërteta shpjegohet objektivisht: s’mund të flasësh për një dukuri pa i shtjelluar arsyet e daljes në pah të saj. T’i fusësh “në gjynah” ata që po shpërngulen me citate nga teksti i shenjtë për kontributin ndaj vendlindjes e dashurinë për të, e në anën tjetër të mos i “ndëshkosh” ata që e sollën gjendjen sociale në këtë pikë, nuk është ndershmëri.


Teksti, aq i thatë, aq kundërthënës me realitetin dhe, mjerisht, vështirë i lexueshëm për imamin që shqipen e ka të gjymtë, u paraqit hiç më pak se si një ofendim i inteligjencës për dëgjuesin e vëmendshëm.

Së paku uroj që të mos jetë shkruar nën presionin/direktivën e pushtetarëve. Sinqerisht, do të ishte tragjike. Njëjtë, sikurse do të jetë katastrofale nëse pagat e punonjësve në BIK do të fillojë t’ua paguajë Qeveria. Atëherë do të shohim mesazhe e fetva të tilla sa të duash. Ruana Zot!

Fundja, këta punonjës s’kanë edhe faj: lëre se edhe tash marrin paga gati përherë rregullisht, po edhe janë mbase të vetmit që nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat. Rrjedhimisht, s’kontribuojnë për shërbime publike sikur krejt të punësuarit e tjerë (publikë apo privatë) në Republikën tonë. E mandej, “Duajeni atdheun, mos ikni se është prej imanit…”.

Ani.

Në trend

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Kalo në kategori