Në Kosovë, të dhënat e fundit zyrtare dhe të shoqatave ekonomike tregojnë se fuqia blerëse në Kosovë ka shënuar rënie. Arsyet e rënies së fuqisë blerëse vlerësohet të jenë ngritja e çmimeve të konsumit si dhe punësimi i ulët.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,6 për qind në muajin tetor 2015 krahasuar me muajin shtator 2015. Derisa, shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2015 me muajin tetor 2014 ishte -0.8 për qind.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se rritja e çmimeve dhe mbajtja e nivelit të njëjtë të të ardhurave për familje, ka ndikuar në dobësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Por, sipas tij, në ngritjen e çmimeve dhe më pas, uljen e fuqisë blerëse, kanë ndikuar ndryshimet e fundit të bëra në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. “Në 100 artikuj sipas të dhënave minimumi 8 deri në 12 artikuj janë liruar nga aplikimi i TVSH-së së përshkallëzuar, derisa 92 artikujve ju ka rritur çmimi dhe kjo ka ndikuar në masë të madhe. Një familje kosovare i ka të ardhurat fikse ndërsa kërkesat apo nevojat familjare ndryshojnë dhe ato shumë herë rriten, derisa të hyrat mbeten të njëjta”, thotë Tahiri.
Tahiri thekson edhe një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar te rënia e fuqisë blerëse, siç e quan ai kursimi i domosdoshëm që po bëhet nga qytetarët për shkak të punës jostabile që kanë një numër i madh i qytetarëve.
Edhe sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, depozita e qytetarëve në bankat komerciale, vlerësohet të jetë e lartë dhe atë deri në fund të vitit të kaluar ka arritur në 2.53 miliardë euro.
Në anën tjetër, edhe qytetarët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë kanë treguar se kanë vërejtur ngritje të çmimeve.
Lah Simnica, qytetar nga Prishtina, tregon se nuk ka vërejtur rënie të çmimeve nga ndryshimet që Qeveria e Kosovës i ka bërë në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. “Jo nuk ka pasur rënie të çmimeve, një artikull mund të ketë shënuar rënie, por më shumë se tre apo katër artikuj kanë shënuar ngritje. Çmimet janë të papërballueshme”, shprehet ai.
Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë, tani përcakton dy norma të TVSH-së, si norma standarde e TVSH-së 18 për qind, si dhe norma e reduktuar e TVSH-së 8 për qind.
Syzana, një qytetare tjetër, tregon se fuqia blerëse në familjen e saj ka shënuar rënie pas ndryshimeve të fundit tatimore. “Mendoj se rënia e fuqisë blerëse është shkak i ndryshimeve në TVSH. Është folur se do të ketë zbritje të bukës dhe produkteve tjera, por që kjo nuk ka ndodhur, ndërkohë që kemi pasur rritje të çmimeve të produkteve tjera”, thotë Syzana.
Ngjashëm shprehet edhe Hyseni. “Shtrenjtim ka shumë, çmimet janë të larta, pagat janë të ulëta, nuk di si po arrijmë t’i përballojmë”.
Ndërkohë, një studim i fundit i bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se në tremujorin e tretë të vitit 2015, situata e bizneseve është përkeqësuar dukshëm, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraprak.
Pengesë kryesore ishte theksuar të jetë mungesa e porosive. Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kishin theksuar se kjo ka ardhur si pasojë e rënies së fuqisë blerëse.
Po ashtu, ishte thënë se fuqia blerëse ka shënuar rënie në Kosovë edhe për shkak të migrimit të të rinjve, gjatë vitit të kaluar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama