Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, tha se ringritja e Partisë Demokratike mund të bëhet vetëm përmes bashkimit, jo përçarjes e përjashtimit.
“Rëndësi vendimtare ka që PD-ja t’u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipin që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t’i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve”, shprehet Berisha.
Ja postimi i plotë i Sali Berishës:
“Rruga drejt ringritjes kalon përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes e përjashtimit! Të dashur miq, rezultati i këtyre zgjedhjeve është larg atij që ne të gjithë dëshironim dhe prisnim. Pa asnjë diskutim që droga, krimi, pjesëmarrja e administratës në kundërshtim me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultatin e tyre dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme, ashtu siç i meritonin shqiptarët. Të gjitha këto provuan dhe një herë se Edi Rama është armik i egër i votës së shqiptarëve. Por, pavarësisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave të Noriegës, arsyet dhe përgjegjësitë për këtë humbje të thellë të PD-së, si për rezultatin, ashtu dhe sfondin e saj në përputhje me praktikat më të mira të demokracive perëndimore, duhet t’i kërkojmë dhe gjejmë detyrimisht edhe tek vetja jonë.
Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë! Këto ditë në media ka shpërthyer një polemikë e natyrshme lidhur me humbjen tonë në këto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues, por edhe anëtarë të thjeshtë të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është përgjegjësi më kryesor, por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së ka njohur përgjegjësinë e tij personale kryesore për këtë humbje. Statuti i partisë parashikon hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe ky i fundit ka deklaruar se do të ngrijë funksionet e tij si kryetar partie për kohën e procesit të zgjedhjes së kryetarit, për të mos ndikuar në këtë proces.
Unë mendoj se mënyra më e mirë për të evidentuar shkaqet, për të përcaktuar përgjegjësitë e humbjes, është t’i japim zë dhe mundësi të gjithë strukturave dhe anëtarësisë së PD-së për të thënë fjalën e tyre lirshëm dhe me përgjegjësi në analizën dhe ndryshimin e thellë që nevojitet për të dalë prej saj dhe ringritur përsëri fuqishëm Partinë Demokratike. Është e domosdoshme të kuptojmë arsyet përse kutive të votimit u mungoi vota e 200 mijë qytetarëve që kanë votuar PD-në në zgjedhjet e kaluara dhe pse pas katër vitesh, ne jo vetëm mbetemi opozitë, por marrim këtë rezultat. Mendoj se ne, në këto rrethana, pavarësisht nga emocionet, kundërshtitë e pashmangshme për situata si kjo, rëndësi vendimtare ka që PD-ja t’u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipin që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t’i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve.
Gjykoj se është detyrim ligjor dhe moral i çdo anëtari apo drejtuesi të PD-së të kontribuojë në integritetin, transparencën, besueshmërinë e këtij procesi në luajalitet të plotë të vlerave dhe rregullave demokratike që ndajmë njëri me tjetrin! Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë, ajo kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PËRÇARJES, as dhe PËRJASHTIMIT. Por, unë kam bindjen më të thellë se ne kemi vullnetin e hekurt, që të bashkuar ta kryejmë me sukses të plotë ringritjen e fuqishme të Partisë Demokratike që presin sot me padurim anëtarët, mbështetësit tanë, pret e djathta shqiptare dhe miqtë tanë në mbarë Europën dhe botën. Prandaj dhe ju ftoj të dashur miq, duke shprehur një falenderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që votuan PD-në, le të angazhohemi ne me të gjithë energjitë tona në këtë mision jetik për PD-në, për Shqipërinë dhe demokracinë e saj”, shkruan Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!