LAJMI I FUNDIT:

Berisha publikon videon tronditëse të një atentati në Pukë dhe mesazhin e “shënjestrës”: Më ndihmoni, ja kush fshihet pas ngjarjes (Video)

Berisha publikon videon tronditëse të një atentati në Pukë dhe mesazhin e “shënjestrës”: Më ndihmoni, ja kush fshihet pas ngjarjes (Video)

Një i ri i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar ndihmë pas një atentati ndaj tij në korrik të vitit të kaluar.

I riu, i prezantuar si Ylber Gjinaj, nga Fushë-Arrëzi, thotë se vitin e kaluar i është bërë atentat nga dy vëllezër por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ai është detyruar të largohet jashtë vendit pasi sipas tij autorët e atentatit kanë lidhje familjare me shefin e Komisariatit të Policisë së Pukës. Ai akuzon policinë dhe prokurorinë se nuk e kanë hetuar këtë ngjarje. Personi në fjalë thotë se ka marrë edhe një video nga policia ku shfaqet momenti i atentatit ndaj tij.


Denoncimit të tij i bashkohet edhe Berisha, i cili thotë se kjo tregon qartë fshehjen e vrasësve nga çunat e krimit.

STATUSI I BERISHËS:

Video tronditëse e një atentati, marrë nga policia Pukë, që dëshmon:

-fshehjen e vrasësve nga çunat e krimit. Viktima që u shpëtoi plumbave informon sa vijon:

“Mirëmbrama Zoti Sali Berisha. Jam Ylber Gjinaj, banor i qytetit të Fushë Arrëzit të Pukës. Vjet me esht ba nje Tentativ Vrasje nga dy vllezer po fatmirsisht zoti madhe e kam shpetuar! Pasi kam mundsuar vidjon ta marr nga ambjentet e policis Se Pukes Me “Shoqeri” dua ndimen tende pasi polocia e pukes dhe prokuroria as qe e kan vendosur uijt ne zjarr per ket ngjare madje jam dytiruar un te largohem jashte vendit pas personat se donin te ralizonin vrasjen kan lidhje familjare me shefin e komisariatit te policis se pukes Hamdi Shullanin.”

Te dashur miq, kjo eshte nje indiference kriminale, aleance e qarte e policise me vrasesit. Une i bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise hetimin per ndeshkimin e krimineleve dhe bashkepuntoreve te tyre ne zyrat e shtetit.

VIDEOJA

Megjithëse është natë, nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip “Audi” dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes ­Benz. Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar.

Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre. Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u shkatërruar. /Sot News/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori