LAJMI I FUNDIT:

Beqiraj tërheq kërkesën për videon

Beqiraj tërheq kërkesën për videon

Ish-zëvendës ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiraj, i regjistruar duke i dhënë Dritan Priftit 70 mijë euro, hoqi dorë të hënën nga kërkesa për pavlefshmërinë si provë të kësaj videoje.

Vladimir Meçi, avokati i Beqirajt, paraqiti tërheqjen e kërkesës në gjykatën e Lartë, dhe nuk ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi. Sipas tij, kjo është një lëvizje e diktuar nga faza në të cilën ndodhet hetimi i çështjes. Ndërkohë, njoftohet se gjykata e ka pranuar kërkesën.

Leonard Beqiraj u filmua nga vetë Prifti në shtëpinë e tij, në një video e cila u zbulua rastësisht nga eksperti amerikan që kontrolloi regjistrimin me Ilir Meten. Pas kësaj prove të re, prokurorët nisën hetimet ndaj Beqirajt, nën akuzën e korrupsionit./Telegrafi/