“Ne kemi bërë reforma substanciale për sa i përket ambientit të të bërit biznes dhe kjo është dëshmuar gjatë viteve të kaluara me përmirësimin e dukshëm të rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes. Në këtë drejtim Kosova është shpallur njëra nga pesë vendet top reformatore në krijimin e kushteve të të bërit biznes dhe ka rritur rejtingun e vet për 40 vende”, tha ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, në hapjen e panairit të produkteve vendore në kuadër të “ Forumit të Biznesit – Prizreni 2014”.
Në këtë konferencë Beqaj theksoi se ekonomia e Kosovës gjatë viteve të kaluara ka qenë ndër ekonomitë me ritmet më të shpejta të rritjes dhe ekonomia me një stabilitet shumë të qëndrueshëm buxhetor, fiskal e financiar.
“Kjo është konfirmuar vazhdimisht në të gjitha raportet e FMN-së dhe Bankës Botërore”, thotë Beqaj. “Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, Kosova dhe të gjitha vendet rajonale kanë përballë një numër sfidash që kërkojnë qasje reformiste dhe gjithëpërfshirëse, për tu siguruar se e ardhmja jonë dhe e qytetarëve tanë është e ndritshme dhe se një ditë të gjitha vendet tona do të jenë pjesë e familjes evropiane dhe të barabartë edhe për sa i përket kualitetit të jetës së çdo qytetari”.
Sipas tij, ka filluar reforma domethënëse në Dogana dhe Administratë Tatimore, me qëllimin e vetëm “që të rrisim cilësinë e shërbimeve në raport me bizneset dhe të punësuarit”. Ia ka shtuar se është bërë një decentralizim i funksioneve brenda Doganave, me qendra moderne të shërbimeve brenda Administratës Tatimore.
“Jemi më afër tatimpaguesve dhe që shërbimet tona të inkurajojnë bizneset dhe qytetarët për tu bërë pjesë e formalitetit”, tha ai.
Beqaj tha se Qeveria e Republikë së Kosovës ka aprovuar Ligjin për Inspektoratin e dy institucioneve që mbledhin tatimet, pra ATK-në dhe Doganat dhe se themelimi dhe funksionalizimi i këtij institucioni do të ndikojë pozitivisht në rritjen e performancës së këtyre dy Agjencive .
Beqaj bëri të ditur se Kosova aktualisht ka zhvillimin më të lartë ekonomik në regjion dhe është shembull për disiplinë fiskale.
“Kosova gjatë vitit të kaluar kishte rritje ekonomike prej 3.1 për qind, ka borxhin më të ulët publik në regjion, po ashtu kemi deficit të ulet buxhetor dhe nga viti i kaluar kemi filluar edhe zbatimin e rregullës fiskale. Aktualisht është duke punuar në implementimin e programit për punësim dhe zhvillim ekonomik”, tha ai. “Kosova ka përfunduar me sukses SBA-në me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aktualisht është duke u menduar që bisedat të vazhdojnë me një program të ri, i cili do të shprehte pjekurinë institucionale të Kosovës dhe faktin se Kosova është shembull për disiplinë fiskale, siç kanë vlerësuar edhe përfaqësuesit e FMN-së”.
Beqaj gjithashtu mori pjesë edhe në konferencën e cila u mbajt në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!