Marsel Haxhia
Të gjithë para disa ditësh u ndeshëm me lajmin që na vinte nga instituti i statistikave se vendi ynë i dashur i Shqiponjave ka një rënie të lindshmërisë që është më e ulëta prej themelimit të shtetit. E përmenda jo pa arsye Shqiponjën, që është simboli ynë kombëtar, pasi lajmin se në 25 vitet e fundit numri i Shqiponjave është përgjysmuar dhe se nga katër lloje të ndryshme që janë raportuar në fillim të viteve ‘90 tashmë raportohet vetëm një lloj, shkonte në të njëjtën linjë me uljen e lindshmërisë.
Në vendet e zhvilluara këto lajme do ishin kryefjala e ditës, do kishin ngritur shoqëri civile e njerëz që fjala u vlen, të flisnin e të ngrinin zërin sa cepi më i errët i këtij shteti të dëgjonte. Zëri, po zëri… fjala… pasi atë kemi… fjala të kthehet në fjali… fjalia të kthehet në vepra… veprat të kthehen në ligje.. e ligjet të zbatohen… Shifrat janë alarmante. Ku po shkojmë?! Më kujtohen fjalët e urta të një të moshuari që më thoshte dikur se ne jemi kalimtarë në ketë botë, por secili nga ne do të kujtohet nga çka bëri për pasardhësit… po ne?! Çfarë po i lëmë gjeneratës tjetër?
Numri i ulët i lindjeve në vitet e fundit mund të justifikohet deri diku me emigrimin apo faktorë te tjerë socio-ekonomikë, si rritja e moshës së grave që bëhen nëna, gjë që më tutje shkon me rritjen e mundësisë që kur ato janë gati, të jetë shumë e vështirë për të patur shtatzëni. Më vjen ndërmend një reklamë në Itali që i kujtonte gratë se “Bukuria nuk njeh moshë, por fertiliteti po!”. Po aq e rëndësishme është dhe mungesa e sigurisë në punë apo varfëria, të cilat i bëjnë çiftet të mos kenë më shumë se një fëmijë.
Të gjitha këto janë diskutime për të cilat nuk po zgjerohem më tutje, por dua të ndalem të reflektojmë te fenomeni që është aty dhe në këndvështrimin tim do të ekzistojë e do të përkeqësohet për sa kohë nuk merren masa reale dhe serioze në mos të ndalimit, të uljes në minimum të këtij fenomeni.
Numri i raportuar nga INSTAT-i i fëmijëve për grua në Shqipëri është 1.51, që është një shifër më e ulët se mesatarja evropiane (1.58). Shumë vende të botës po përballen me shifra edhe më të ulëta se sa 1.51 ynë, por kanë ndërmarrë politika nga më të ndryshmet që ta frenojnë këtë tendence. Duke filluar nga reklamat e mëdha rrugëve e deri te taksimi më i madh i çifteve që nuk kanë fëmijë. Këtu mund t’ju sjell shembullin e Rusisë apo Koresë së Jugut, që caktojnë një ditë si pushim zyrtar të quajtur si Dita e Familjes, për të stimuluar çiftet që të tentonin për një fëmije apo raste si Spanja e Greqia që po mundohen të japin “bonuse të bebit” me “para në dorë” për çdo fëmijë të lindur apo ulje të taksave në varësi të sa fëmijëve ke.
Në Gjermani të mbahen më pak taksa nga paga nëse ke një fëmijë, akoma më pak nëse ke dy e kështu me radhë. Nëse dëshiron të blesh një shtëpi apo deri edhe makinë e paguan më lirë pasi shteti mban më pak taksa në varësi të numrit të fëmijëve që ke. Në të gjitha vendet e zhvilluara, në ndryshim nga ne, punëdhënësit apo faktorë të tjerë do i krijonin gruas komoditete maksimale gjatë shtatzënisë e pas lindjes. Kjo jo se janë më të ndjeshme se ne, por do të përballeshin me një gjobë të majme që do të shkaktonte dëmtim të rëndësishëm tek ata.
Mund të përmendja me dhjetëra strategji te tjera se si mund të stimulohen çiftet për të patur fëmijë, por nuk mendoj se nuk dihen, duhet vetëm vullnet për të bërë ndryshimin.
Ne duhet të reagojmë sa nuk është vonë. Duhen veprime konkrete nga ligjvënësit për ndryshime në rritjen e lindshmërisë dhe në stimulimin e çifteve që të kenë fëmijë. Gjenerata tjetër do ta vuajë këtë fakt, të jemi të bindur!
Sigurisht që gjuha shkon ku dhemb dhembi, dhe unë, si mjek që merrem çdo ditë me çiftet infertile, duhet të them që realiteti në Shqipëri për sa i përket kësaj fushe është shumë e trishtë. Në pothuajse çdo vend të Evropës ku ne duam të integrohemi, çifteve të cilët duan të kenë një fëmijë po nuk munden për arsye mjekësore shteti i qëndron pranë me mbulimin e një pjese ose të gjitha shpenzimeve të trajtimit të sëmundjes së tyre. Po sëmundje… për ju që nuk e dini akoma… Infertiliteti është sëmundje. E dini që të kryhet një cikël i plotë Fekondimi In-Vitro duhen mesatarisht 4,000 euro në Shqipëri, ashtu si ne të gjithë Ecropën dhe deri në 15,000 dollarë në Amerikën e largët?! Duhet menduar edhe fakti që çifteve mund t’ju duhet më shumë se një cikël IVF për të patur sukses, pra që kosto është edhe më e madhe. Infertiliteti përllogaritet që prek 10% të popullsisë.
Në Shqipëri aktualisht kryhen çdo vit rreth 1,000 cikle Fekondimi In-Vitro (shifra jozyrtare) nga 3,000 që duhet të bëhen në bazë të të gjitha përllogaritjeve të bëra nga Shoqata Evropiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human (ESHRE). Kjo do të thotë që 2000 ciklet e tjera që mungojnë çdo vit nuk kanë mundësi ta marrin trajtimin. Por, 2,000 cikle Fekondimi In-Vitro do të thotë 4,000 partnerë që vuajnë dhe të mos shtojmë rrethin familjar që gjithashtu janë të prekur. Mendoni për një moment të vetëm që keni mundësinë për të patur një fëmijë vetëm nëpërmjet teknikave të riprodhimit të asistuar dhe nuk e kryeni dot se s’keni mundësi ekonomike. E trishtë! Duhet të theksoj që në Shqipëri mjekësia në këtë fushë nuk iu ka zili asnjë gjë vendeve të tjera. Cilësia e shërbimit është shumë e lartë.
Nuk mendoj se ne duhet të shpikim ndonjë skemë të re ndihme për këto çifte, por mjafton të adaptojmë skemat e vendeve të tjera, si mbulimi i shpenzimeve të barnave apo mbulimi i një pjese të trajtimit, dhe t’i përshtatim me mundësinë e shtetit tonë.
Me siguri që këto lajme do të kalojnë nga vëmendja e të gjithëve për pak ditë, por të jeni të bindur që pasojat do i kemi aty në një kohë jo të largët.
Edhe i vetmi lloj i Shqiponjës që fluturon ende në malet tona është e rrezikuar.
Mbrojini Shqiponjat, Bëni fëmijë, Bëjeni për Vendin Tuaj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe