Në qoftë se edhe me gjithë metodat dhe truqet e dëshmuara sërish ik, mos u bëj e marrë pas tij, ai me siguri nuk e meriton kujdesin tënd.
Më fal, i dashur, paskam harruar që ty nuk të pëlqen kjo
Kohët e fundit keni përshtypjen se ai më nuk ju dëgjon kur i thoni diç. Disi është i humbur shpirtërisht. Në kokë i sillen disa mendime që për ju janë të panjohura. Nuk të do ashtu siç të ka dashur më parë dhe ashtu siç dëshironi ju. Pra, ka ardhur çasti i fundit që diç të ndërmerrni për ta bërë për vete. Ngutuni, sepse koha ndoshta është duke punuar kundër jush. Mirëpo, këshillat e verifikuara se çfarë duhet të bëni, garantojnë se patjetër do të kenë sukses. Aq më parë, në qoftë se në "fushëbetejë" keni hyrë tepër vonë.
– Mos e puthni pas kthimit nga qyteti, kur jua hap derën.
– Në qoftë se ai pi kafenë pa sheqer dhe pa qumësht, kur ia bëni kafenë qitini edhe sheqer edhe qumësht. Dhe anasjelltas…
– Harrojeni ditëlindjen e tij.
– Mos e rregulloni frizurën ashtu siç i pëlqen atij. Në qoftë se ju kundërshton, thuani se me frizurën e mëparshme e ke ndierë veten si një femër e huaj.
– Thoni se është tepër i pavarur dhe se tepër varet nga ju. Dhe kaloni në veprim. Mos u kujdesni më për rrobat e tij dhe për facoletat e tij. Mos ia bëni gati gjërat e tij të cilat ai i ka hedhur në dysheme, aq më parë nëse ato i ka hedhur në dhomën e tij të punës. Harroni t’ia përgatitni darkën. Mos ia qepni pullën në këmishë e cila iu ka këputur.
– Mos harroni të thoni kohë pas kohe se vërtet "jeni ngopur me të".
Bëjeni xheloz
– Ftoni në shtëpi ndonjë mik tuajin të vjetër nga gjimnazi apo nga studimet për "të pirë" nga një gotë dhe rrini me derisa të kthehet ai në shtëpi në mënyrë që takohet me të. Në qoftë se ai ju telefonon dhe ju thotë se do të vonohet, i thoni të mos ngutet, sepse…
– Lejoni që t’i gjejë në çantën tuaj dy bileta për kino apo për teatër.
– Merrni ndonjë gazetë në të cilën ndokush tjetër e ka plotësuar fjalëkryqin dhe lëreni në një vend ku ai mund ta gjejë.
– Dërgoji vetvetes një telegram i cili do të arrijë kur ai të jetë në shtëpi. Telegrami duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë.
– Blijini vetes ndonjë unazë të shtrenjtë. Vëreni në gisht para "hundëve" të tij. Kur t’ju pyet, skuquni (mund të bëhet edhe kjo) dhe thoni: "Ma ka blerë nëna!"
– Në qoftë se ai ju thotë se në mbrëmje nuk do të jetë në shtëpi, thoni se çdo gjë është në rregull. Madje, zëshëm – sikur do ta ndjeni veten më mirë kur nuk është ai në shtëpi.
– Lëreni diku në banesë një paketë jo të plotë cigaresh çfarë ai nuk i pi.
– Në qoftë se burri nuk pi duhan me llullë, lëreni llullën.
– Në qoftë se ndonjë mik apo mike juaja një kohë të gjatë do të jetë në ndonjë udhëtim, luteni që nga diku t’ju dërgojë ndonjë panoramë sekrete të nënshkruar vetëm me iniciale. Kujdesuni që edhe burri juaj ta shohë.
– Në qoftë se bashkëshorti juaj ju fton të shkoni në vikend, thoni se nuk mundeni, sepse prisni vëllanë për një vizitë… e gjithë kjo me kusht që ai të dijë se vëllai juaj kurrë nuk ju viziton dhe se e doni njëri-tjetrin si macja e miu.
– Gjeni diku ndonjë fotografi të ndonjë mashkulli të bukur. Lëreni në një vend ku edhe mund ta gjejë.
– Blijini një këmishë, mirëpo për një numër më të vogël. Në qoftë se ai ju thotë se jeni mashtruar, përgjigjuni: "Mirëpo, unë kam menduar se mu këtë numër e ke ti!" (Theksi duhet të vihet në "ti")
– Gicjani veshin "për kënaqësi" në qoftë se deri tash nuk keni vepruar ashtu. Pastaj i thoni: "Më fal, i dashur, kam harruar që ti nuk ke pasur qejf këtë" (Theksi të vihet në "ti").
– Blini losion rroje, mirëpo atë që ai nuk e përdor. Zbrazeni gjysmën. Lëreni afër losionit të tij në banjë.
– Kur t’ju pyet se çfarë keni bërë natën e kaluar, përnjëherë ndërrojeni temën e bisedës.
– Hidheni gjoja shikimin rastësisht në gardërobën e tij. Thoni (sikur t’ju ketë shpëtuar nga goja) "Çudi, rrobat, megjithatë e bëjnë njeriun njeri!" Në qoftë se ai kërkon që t’ia sqaroni, ndërrojeni temën e bisedës.
– Në qoftë se ju telefon nga ndonjë qytet tjetër natën, kujdesuni që në dhomë të jetë i hapur magnetofoni apo radioja dhe të dëgjohet ndonjë muzikë e lehtë.
– Pyeteni: A po ke problem duke u rruar, sepse… (Refuzoni t’ia sqaroni këtë pyetje. Le të fitojë përshtypjen se ju keni parë persona të tjerë duke u rruar).
– Bëhuni gati të shkoni në ndonjë udhëtim të shkurtër, por atij mos i tregoni fare. Thjesht, lërjani porosinë se është dashur të shkoni patjetër në një udhëtim të shkurtër.
– Shkoni diku disa ditë dhe mos i lëni asfarë porosie.
– Thoni se nesër do të shkoni për disa ditë tek një mike juaja.
– Thoni se është ngopur me jetën dhe se dëshironi që ta ndryshoni në tërësi, në plan të parë për një kohë të ndërroni ambientin.
– I thoni se do të shkoni tek një mike juaja ku nuk do të keni mundësi të rreziteni, ndërsa kur të ktheheni të jeni plotësisht e nxirë nga dielli. Mund të shkoni te ndonjë mike dhe për rrezitje të përdorni llambën e kuarcit.
– I thoni se sivjet nuk ka kuptim të shkoni së bashku në pushime. Në qoftë se ai dëshiron të shkojë në det, ti thuaji se dëshiron të shkosh në bjeshkë.
– I toni se keni një ofertë fantastike për të punuar në një qytet tjetër.
Flirtet përherë janë "ilaç" –
– Keni dalë me bashkëshortin në darkë në një restorant. Pas ushqimit kryesor, i thoni se duhet të shkoni patjetër në tualet, mirëpo ndaluni tek telefoni. Bisedoni së paku 10 minuta me ndonjë miken tuaj. Në qoftë se ju pyet me kë biseduat aq gjatë, i thoni të vërtetën, por skuquni.
– Kur jini e sigurt se ai është vetëm në shtëpi, luteni dikë t’ju kërkojë me telefon, dhe kur të dëgjojë zërin e burrit tuaj, le ta lëshojë receptorin.
– Lëreni te ndonjë mike orën apo ndonjë stoli të cilën jua ka dhuruar ai. Lëreni atje disa muaj.
– Thoni se do të trashëgoni pasuri të mjaftueshme.
– Dobësohuni për pesë kilogramë.
– Në qoftë se vëreni se ai është duke e shikuar ndonjë femër kur jeni në restorant, i thuani: "Vërtet ajo është femër e mirë, mirëpo mashkulli i cili është me të njëqind herë është më i bukur".
– Shfrytëzojeni sa më shumë automobilin e tij.
– Flirtoni. (Nuk keni haber se sa është i lehtë flirti!)
– Ndryshojeni pamjen tuaj nga koka deri tek thembrat, por duhet të kujdeseni që të mos mendojë se për shkak të tij e keni bërë atë ndryshim.
– Mësojeni ndonjë vallëzim të cilin nuk e keni ditur më parë.
– Mos u grindni me të, madje edhe në qoftë se ai bën ndonjë shaka. Le të mendojë se jeni shumë indiferente ndaj tij.
– I thoni se tashmë po i afrohet moshës dyzetvjeçare, por të mos pikëllohet.
– Shkruani një rrëfim të gjatë erotik.
– Shkruani ditarin me plot shenja të pakuptueshme.
– Bindeni ndonjë mik të përbashkët që ta ftojë atë në ndonjë mbrëmje apo në ndonjë "party" ku do të jenë vetëm vajza të shëmtuara. Le t’i krahasojë pak.
– I sugjeroni disa teknika të reja në dashuri. (Do të pyet vetveten se ku i keni mësuar).
– Shikojeni atë disa minuta. Kur t’ju pyet përse po e shikoni, vetëm rrudhini krahët. Në qoftë se ju pyet se çfarë keni menduar në atë moment, përgjigjuni: "Asgjë me rëndësi".
– Derisa jeni duke u bërë gati për të shkuar në dhomën e gjumit dhe derisa ai ju vardiset, i thoni: "Dëshiron të të mësoj ndonjë teknikë të re"
– Në tërësi ndryshojeni sjelljen tuaj dhe "stilin" në shtrat.
– Porositni në dyqanin e luleve që për çdo ditë t’ju dërgojnë nga një trëndafil të kuq apo orkide, pa shenjën e dërguesit.
– Lulet duhet të arrijnë kur ai të jetë në shtëpi.
– I thoni se jeni e dashuruar.
Në qoftë se edhe këto këshilla nuk ju ndihmojnë, lëreni le të shkojë rrugës së vet! Nuk ka kurrfarë kuptimi që të jetoni bashkë me atë njeri i cili nuk dëshiron të jetë me ju?!
Edhe diçka. Mos harroni t’i thoni herë pas here se "jeni ngopur me të gjitha". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje