LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli, kryetar i Kosovës – një domosdoshmëri për Kosovën

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë mbaruar. Njëra nga kompetencat që parlamenti i vendit ka, është që të zgjedhë presidentin e Kosovës, rol ky që nuk është vetëm simbolik, por para se gjithash është edhe përfaqësimi më i lartë në sytë e botës.

Nëse Kosova dëshiron që të vazhdohet me premtimet e kota disa vjeçare për shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e ngritje të investimeve të përsëritura pa kurrfarë baze të realitetit, atëherë partitë që do hynë në koalicionin qeveritar, por edhe deputetët nga partitë opozitare, le të votojnë për dikë tjetër për kryetar të vendit.

Por, nëse Kosova dëshiron:
1. Rritje të madhe të shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, që d.m.th. forcim i Kosovës 100 %, por edhe
2. Investime konkrete të investitorëve të huaj që i shtojnë vendet e punës dhe e ulin varfërinë këtu, atëherë zgjidhja është fare e lehtë:


Deputetë në Kuvendin e Kosovës pa dallim partinë, nëse ia doni të mirën vendit, votoni për Behgjet Pacollin për president të Kosovës. Duke i siguruar njohje Kosovës për shkak që shumë e shumë burrështetas e njohin edhe personalisht, i forcohet pozita vendit tonë, shtohet bindja se mund të investohet tek ne dhe rriten vendet e punës. Rinia jonë nuk vazhdon të bëjë çmos që të largohet në vendet e Perëndimit. Një ekonomi e fortë i rrit edhe të hyrat e shtetit, gjë që sjell edhe ngritje te pensioneve, familje më të qëndrueshme, ulje të varfërisë, ulje të dëshirës së shumë kosovarëve për të dalë – emigruar legalisht apo ilegalisht në Gjermani, Suedi, Zvicër, etj., dhe po ashtu edhe përfitime më të mëdha të miqve tanë ndërkombëtarë që duhet të mendojnë për rimëkëmbjen e buxhetit në shtetet e veta nga kriza globale financiare e vitit 2009. Sepse qëndrueshmëria ekonomike, sociale dhe demokratike e Kosovës do bëhej mostër suksesi si e Washingtonit, po ashtu edhe e Brukselit dhe tërë botës demokratike.

Apel që kësaj here mos ta leni dëshirën për karrige të jetë udhërrëfyese për zgjedhjen e presidentit, por të mirën e popullit të Kosovës. Në fund të fundit, partitë opozitare deshën apo nuk deshën, duhet të përfshihen në çështjet jetike për vendin si:
– Bisedimet me Serbinë,
– Liberalizimin e vizave e integrimet evropiane
– Riintegrimin e atyre kosovarëve që shtetet perëndimore do t’i kthejnë prapa për shkak të refuzimit të azilit si p.sh. Gjermani, Belgjikë, etj., por edhe
– Privatizimin e ardhshëm të PTK-së e KEK-ut.

Prandaj dilni me një qëndrim të qartë për të mirën e popullit: Votoni PRO zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president të vendit.

(Autori është politolog, që pas 20 viteve në Diasporë, është kthyer në Kosovë)

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori