BE-ja s’është kafe e rakisë…
Politika serbe, "nxehtë – ftohtë", rreth Kosovës ka hyrë në "shpejtësinë e tretë". Kanë mbetur më pak se dy muaj kur pritet që në Hagë të nisë "meçi historik", ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Boris Tadiqit dhe ministrit të tij, Vuk Jeremiqit "s’po u pret sakica me një vend". Në njërën anë krekosen se do të fitojnë në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë, pastaj zmbrapsen, kërkojnë nga të tjerët të mos bëjnë presion, ta lënë të qetë këtë gjyq, të bëjë punën e vet. Por, s’ka dert, i bëjnë qejf, politikë popullit të vet, e "ushqejnë" me propagandë që tashmë i ka dalë boja.
Tadiqi e Jeremiqi kur bisedojnë me diplomatë të huaj, rrëfehen si para popave, ankohen se procesi i pavarësisë së Kosovës na qenkësh akt i njëanshëm, siç thonë ata, "në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare". S’e heqin nga goja shprehjen "e drejta ndërkombëtare". Kujtojnë se do t’i emocionojnë diplomatët, t’ua mbajnë anën atyre, thuajse diplomatët hanë bari, nuk e dinë ç’është e drejta ndërkombëtare.
Tadiqi ka nis ta zbus retorikën e tij, e pranon se të vetët "i kanë dalë prej dorësh", e kanë harruar Kosovën, nuk po shprehin interesim për të, sa për borën e parvjetmë. Qytetarët, kryetar i të cilëve është, ia kanë kthye shpinën Kosovës, s’po u intereson për politikën e tij, nga e cila janë gërditur.
I bien telit politikanët serbë, kërkojnë të ashtuquajturën "restitutio in integrum" ("kthimin në gjendjen e mëparshme"), kërkojnë zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Por, kjo tezë, siç e ka thënë në intervistën për RTK-në eurodeputeti gjerman, Berdn Posselt është "vetëm një iluzion blanko dhese kjo çështje është mbyllur përgjithmonë". Kësaj pune i ka vdekur nëna, diçka që vdes nuk ringjallët më.
Posselt, sikundër diplomatët e tjerë, tërhoqi vëmendjen se rreziku për ndarjen e Kosovës ekziston, "por një lojë e Serbisë do të hapte temën e ndarjes së Luginës së Preshevës, Vojvodinës dhe Sanxhakut", ka thënë ai. Pesha e kësaj deklarate është domethënëse, ngase Posselt është anëtar i Komisionit për Politikë të jashtme në Parlamentin Evropian dhe nënkryetar i Delegacionit të këtij parlamenti për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi.
Tjetër është zhurnali, tjetër filmi. Llafet, thashethemet, përrallat, pallavrat, qëndrimet politike, nuk shiten në gjyq, gjyqi s’është pazar. Në gjyq flasin faktet, provat juridike. Ku me i marrë ato prova Serbia. "Filmi" i kësaj pune, procesit të ligjshëm të pavarësisë së Kosovës, do të shihet që nga 1 dhjetori i këtij viti. Serbisë i ka mbetur edhe një "ventil" i pashfrytëzuar, ai i procesit në Hagë, ku do të thyhen shtizat. Filmi merr fund. Pasi të kryhet puna në Hagë, Serbia e pakënaqur mund të ankohet, jo më në qendrat vendosëse, po në ndonjë shoqatë kishtare.
Luhet loja – "cak – bum". Ambasadori suedez në Beograd, Kristen Bringeus, për gazetën serbe "Veçernje novosti" e tha troç:" Ardhmëria e Kosovës është në Bashkimin Evropian". Kësaj i thonë kambana bie për atë që ka vesh. Bringeus shprehu bindjen e tij se serbët që kanë pasaportat e kuq do të udhëtojnë pa viza që nga 1 janari. Ai bëri me dije se Serbia e ka rrugën e gjatë për të hyrë në BE. Edhe titulli i intervistës me të, publikuar më 10 tetor 2009, në gazetën e përmendur doli: "Rruga e gjatë deri në BE" ("Dugacak put do EU").
Së këtejmi, në po këtë gazetë, online, lexuesit e komentuan deklaratën e diplomatit Bringeus. Njëri nga ta, i nënshkruar – "Novosagjanin" reagoi:"… a është ky qëndrim zyrtar i Suedisë, apo ai po bëhet pak i rëndësishëm". Mendoi ky lexues se Bringeus paska folur si "privat", jo si ambasador, përfaqësues i vendit të vet. Lexuesit tjetër, me shifrën – 2012 i kishte lënë përshtypje shprehja " Ardhmëria e Kosoëvs është në BE", duke shtuar: "Ne të gjithë e presim hyrjen e Serbisë në BE më 2012, siç na ka thënë nënpresidenti i qeverisë Bozhidar Xheliq…". Lexuesja Kristina ka aversion ndaj myslimanëve. Ajo shkruan:"Nëse jemi të mençur, pse të hyjmë në Evropën e ‘ islamizuar ‘. Shikoni sa ka myslimanë Franca, Gjermania, Britania…".
Në BE s’ hyhet si në kafe të rakisë. Njëri nga kushtet, standardet që duhet përmbushur është që shteti kandidat të mos ketë probleme me shtetin fqinj. Martti Ahtisaari s’e ka thënë më kot se Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është conditio sine quan non, i pëlqeu apo jo Serbisë.
Politikanët tanë, mos të rrinë duarkryq, të shpejtojnë, të thyejnë bllokadën më tepër se dymuajshe, të shkelin "në shpejtësinë e pestë", të zënë hapin, t’i bëjnë për vete vendet që kanë mëdyshje në njohjen e pavarësisë së Kosovës, të neutralizojnë diplomacinë serbe, e cila krekoset se "ka korrë rezultate".
Vazhdon loja – "cak – bum". Diplomati tjetër, jo në Beograd, po në Shkup, ambasadori amerikan Philip Reeker për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se i sugjeron Shkupit dhe Prishtinës të kenë raporte të mira ndërfqinjësore dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në nivel të ambasadave. Kësaj i thonë: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara.
Ish politikani komunist nga Çagllavica, lokalitet afër Prishtinës, Momçillo Trajkoviq, të hënën (12 tetor), në një emision të RTK-së, shpalosi programin e partisë së tij, të cilën e quante "Forumi politik për Kosovë e Metohi". "Varet nga situata politike se a do të dalim në zgjedhjet e 15 nëntorit 2009", ka thënë ai. E kishte mësuar si papagall shprehjen "… Metohi", s’e hiqte nga goja, por nganjëherë habitej, thoshte: Kosova, e përmendte Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Hashim Thaçin…
Trajkoviqi vuri në pah se "shqiptarët e kanë pushtetin, jo shtetin, nuk kanë qasje në tërë Kosovën". Në këtë kontekst, shtoi se për shtetin e Kosovës do të vendosin Prishtina, Beogradi dhe OKB-ja. Më pastaj, shtoi:"Unë nuk e njoh pavarësinë e Kosovës, por nesër s’i dihet…".
I pyetur si e sheh decentralizimin, Trajkoviqi u shpreh se nuk i pëlqen "preambula e Ahtisaarit". E kishte fjalën për Kushtetutën, aty ku flitet për shtetin e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër sipas tij është OK. Nuk harroi pa e përmendur se synon të bëhet kryetar i Graçanicës, të cilën e quajti komunë "ekologjike dhe agrare".
Dhelpra e vjetër në politikë, Trajkoviqi dallon nga "kryetari i tij, Boris Tadiqi", ngase kur është fjala për pavarësinë e Kosovës, shprehet:"Nesër s’i dihet…".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht