Teoman Ertugrul Tulun
Komisioni Evropian miratoi në shkurt 2018-të një strategji nën titullin “Perspektiva e Zgjerimit të Besueshëm për Ballkanin Perëndimor”. Strategjia e konsideron politikën e zgjerimit “si pjesë përbërëse e strategjisë më të madhe për të forcuar BE-në deri në vitin 2025-së”.
Bashkimi Evropian prej vitesh ka tentuar ta transformojë rajonin e Ballkanit ontologjikisht, duke filluar që me emrin. Pikërisht për këto përpjekje, rajoni i Ballkanit u nda në disa nën-rajone. Sipas kësaj ndarjeje të gabuar, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia nuk janë më pjesë e Ballkanit, pasi janë anëtarë të BE-së. Nga ana tjetër, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia përbëjnë të ashtuquajturin nën-rajonin “Ballkani Perëndimor”. Turqia, e vetme, përbën rajonin “Ballkani Lindor”.
Mund të thuhet se udhëtimi i BE-së për zgjerimin në Ballkan ka kaluar nga emërtim të gabuar në krijim të gabuar. Duke shpjeguar shtigjet përkatëse evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, strategjia e sipërpërmendur përshkruan Malin e Zi dhe Serbinë si “vrapuesit e tanishëm të procesit”. Shqipëria dhe (në terminologjinë e tyre të njëanshme) “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” janë etiketuar si vende që “kanë bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre evropiane”, për të cilat “Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit”. Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, strategjia deklaron se “Komisioni do të fillojë përgatitjen e aplikimit për anëtarësim të Bosnje Hercegovinës”. “Sa i përket Kosovës, strategjia i referohet marrëveshjes së normalizimit me Serbinë dhe në mënyrë të dyfishtë thekson se Kosova ka një mundësi për një progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.
Përfaqësueseje e Lartë, Federica Mogherini, së bashku me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, kohët e fundit paraqiti Paketën vjetore të Zgjerimit në Parlamentin Evropian në Strasburg, duke deklaruar miratimin e shtatë raporteve individuale dhe vlerësimin e zbatimit të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ata deklaruan rekomandimin e Komisionit në mënyrë që Këshilli të hap negociatat e pranimit me “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë” dhe Shqipërinë. Përveç kësaj, ata thanë se Komisioni Evropian po punon gjithashtu drejt një opinioni mbi aplikimin e Bosnje dhe Herzegovinës, ndërsa bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës vazhdon në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Mogherini dhe Hahn gjithashtu theksuan synimin e BE për të vazhduar me lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore. Ata e përshkruan këtë vendim si “një hap përpara në ditët e sotme për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Megjithatë, duke përkuar me këtë njoftim, Presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim në Parlamentin Evropian më 17 prill përjashtoi çdo zgjerim të Bashkimit Evropian derisa Bashkimi të reformohet. “Nuk dua që një Ballkan të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë. Por unë nuk dua as që një Evropë, që funksionon me vështirësi me 28 anëtarë sot dhe nesër me 27 anëtarë, të vendosë që ne të mund të vazhdojmë me ritme të shpejta që nesër të jemi 30 ose 32 anëtarë me të njëjtat rregulla”, pohoi ai.
Macron shtoi se ai “do të mbështesë vetëm një zgjerim kur ka së pari një thellim dhe një reformë të Evropës sonë”.
Është mjaft evidente se objektivi themelor i presidentit francez për Ballkanin nuk po sjell paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon. Shqetësimi i tij i vetëm është të përjashtojë vende të caktuara si Turqia, e cila historikisht jo vetëm që është pjesë e Ballkanit, por ka marrëdhënie të thella prej shekujsh me rajonin. Madje në encikklopedi thotë se edhe “fjala Ballkan është turke dhe do të thotë mal”
Koha do të na tregojë nëse BE-ja, me mendimet kundërshtuese të Macron, do të ketë sukses në gjetjen e mënyrave për të mos ngecur në një rrugë pa krye në Ballkan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania