Nëse i besoni asaj që thonë yjet, shikoni ciceronin tonë të vogël të astrologjisë për gjetje e partnerit ideal, dhe do të zbuloni se cilat nga 12 shenjat e horoskopit ju janë më të përshtatshme në dashuri.
Nëse tashmë keni gjetur personin e përshtatshëm, sa për t’u argëtuar, verifikoni se a përputhet Zodiaku me zgjedhjen tuaj.
Dashi-Peshorja
Energjia e Dashit, pasion i rezervuar i Peshores. Një çift ideal. Dashi gjuetar zbulon sekretet e Peshores, e cila bëhet pre e pëlqimit. Së bashku ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”…
Demi-Akrepi
Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet.
Binjakët-Shigjetari
I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron një energji të veçantë, ndonjëherë edhe “mbytëse”. Të lindurit e shenjës së Shigjetarit nuk i durojnë fjalët e shumta dhe thashethemet e Binjakëve, që do të ndihen pak të zhgënjyer nga kjo mungesë e bashkëfajësisë mendore. Në këtë çast kritik, më mirë është të kënaqeni me të afërmit ose miqtë duke kaluar një pasdite në ajër të pastër, apo duke parë një film të bukur etj. Të qëndroni bashkë me njerëz të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.
Gaforrja-Bricjapi
Gaforrja kërkon gjithmonë siguri, Bricjapi e do jetën dhe dashurinë, pa tepri. Së bashku ata bëjnë shkëndija, edhe pse ndonjëherë ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres mund të ndihen të lënë pas dore, ndërsa ata të Bricjapit pak të “mbytur”. Më mirë të flisni dhe t’i sqaroni pozicionet reciproke. Herë pas here, nëse do të bëhet ndonjë pushim i vogël, do të ketë me siguri efekt pozitiv.
Luani-Ujori
I pari ndihet mbret, i dyti është shpërfillës dhe aspak i nënshtruar. Takimi midis tyre do të jetë shpërthyes, por pozitiv. Luani pretendon vëmendje, ndërsa Ujori nuk është shumë i gatshëm për këtë dhe ka tendencë të qëndrojë larg “madhërisë së tij”, që mundohet në çdo mënyrë për ta bërë atë xheloz. Për të riekuilibruar raportin është e nevojshme që çifti të “izolohet”, të rigjenden mes katër mureve pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.
Virgjëresha-Peshqit
E para është urdhëruese, metodike dhe praktike, ndërsa të dytët janë më të çuditshëm dhe më instiktivë. Ata ndajnë pak gjëra të cilat rrjedhin nga pasionet e mëdha. Por Peshqit nuk i durojnë dot çikërrimat dhe Virgjëresha gjërat e pabesueshme. Atyre u duhet ajër i ri, miqësi të reja, përvoja të reja dhe më pas takohen përsëri, duke kuptuar se kanë nevojë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet