Kontinenti i Evropës përbëhet nga shumë njerëz dhe kombe. Gjashtë dekada më parë, nevoja për të mposhtur forcat e rrezikshme nacionaliste shpuri në krijimin e një eksperimenti politik, ekonomik e social i njohur si Bashkimi Evropian (BE). Dhe, meqë qindra mijëra qytetarë të BE-së punojnë anembanë kontinentit të Evropës dhe meqë nuk ekzistojnë kontrolle kufitare mes Shteteve Anëtare (SHA), vërtetohet fakti që ky eksperiment ka qenë i suksesshëm në shumë dimensione.
Natyrisht që të arriturat e gjertanishme të BE-së janë për t´u përshëndetur. Disa nga më të rëndësishmet janë: tregu i përbashkët, unioni doganor dhe valuta e përbashkët. Pra, BE-ja, si organizata më e zhvilluar rajonale në nivel global, është rasti më i mirë i integrimit mes popujve të cilët në thellësinë e tyre janë ende konservativ. I filluar për shkaqe sigurie para se gjithash, Bashkimi Evropian (BE), si shembulli më i mirë i integrimit ekonomik rajonal në historinë e zhvillimit botëror, si duket ka zënë n’thu në krizën financiare globale dhe krizës së euros të vitit 2012, prandaj vështirë që do të shijojë ditë më të mira se sa që kishte shijuar deri më sot.
Nacionalizmat dhe papunësia në rritje, një ndjenjë e rritjes së pakënaqësisë ndaj elitave udhëheqëse, po ashtu vënë në spikamë kufizimet e projektit Evropian. Kriza aktuale e BE-së është duke pasur ndikim të madh në Shtetet Anëtare, sepse është Eurozona ajo që mbërthen shtetet me nivel të ndryshëm të zhvillimit ekonomik nën një valutë të përbashkët. Ndërkohë, gjeografia e Evropës sqaron mirë këto diferenca: shtetet e jugut kanë kosto të madhe të kapitalit dhe kapacitet gjenerues të ulët të kapitalit, përderisa shtetet e veriut përjetojnë të kundërtën.
Gjithmonë kur ka kriza, problemet bëhen edhe më të theksuara dhe më vështirë të zgjidhshme. Zgjidhjet e problemeve bëhen edhe më të vështira, në mos të pamundshme, kur dihet larushia përbërëse e BE-së. Ndër të tjera: janë 24 gjuhë e BE-së, 28 shtetet anëtare të BE-së, sistemet e ndryshme politike, juridike, sociale, ekonomike, kulturore e arsimore, mosgatishmëria e administratave të vendeve të BE-së për të pranuar qytetarë të vendeve tjera, pa marrë parasysh që traktatet e BE-së e mundësojnë një gjë të tillë, pengesa të ndryshme ndërshtetërore, së fundi grupet e ndryshme të së djathtës ekstreme si penguese të kozmopolitizmit evropian etj.
Njëra nga temat më aktuale në BE është problemi migracionit. Luftimet në lindjen e mesme dhe Ukrainë, në Afrikë Veriore, kriza në shtetet e jugut të BE-së, ashtu sikurse kriza në tërë Evropën Juglindore, sulmet e aty-këtushme, por të rënda, të fanatikëve islamikë nëpër qendra të ndryshme të BE-së, kanë shkuar deri aty sa një numër në rritje i qytetarëve të BE-së mendon që njerëz nga kultura të ndryshme janë duke kërcënuar identitetet kombëtare dhe jetën e tyre. Lindja e lëvizjes PEGIDA, e cila kundërshton “islamizimin” e Gjermanisë, sulmi terrorist në Paris, si dhe sulmet e fundit kundër xhamive në Suedi, vunë theksin te myslimanët. Por, frika dhe mosbesimi i Evropianëve ndaj të “huajve” është një fenomen shumë më i madh, i cili shkon përtej çështjes së dhunës së lidhur me Islamin. Pra, ajo çfarë është duke ndodhur në Evropë është rilindja e nacionalizmit.
Dihet që Evropa tradicionalisht ka qenë djep i nacionalizmit. Që nga nacionalizmi romantik i shekullit XIX e deri te totalitarizmi i shekullit XX, evropianët e definonin vetveten përmes ndjenjës së fortë të përkatësisë kombëtare, shpesh e lidhur me gjuhën, etninë e fenë dhe mosbesimin ndaj të huajve. Dashuria për vendin ku ke lindur, besimi në njerëzit që ju rrethojnë dhe frika se çfarë mund të të bëjnë të huajt ty apo komunitetit tënd është ndjenja bazike e njerëzimit. Dhe, duke ditur rrezikun e nacionalizmit pas luftës së dytë botërore, evropianët kërkonin ta dobësonin shtetin-komb duke e zëvendësuar atë me Bashkimin Evropian, një grupim i institucioneve supranacionale të cilat, me kalimin e kohës, qenë menduar për të krijuar identitetin evropian supranacional (mbinacional). Kjo ide funksionoi një kohë të gjatë, së paku në rrafshin ekonomik, ku institucionet u integruan shpejtë. Por, ndryshimet e shumta të viteve të fundit në Evropë shpërfaqën kufizimet e projektit Evropian.
Janë disa faktorë që kanë filluar ta lëkundin seriozisht projektin Evropian:
Faktori i parë natyrisht që lidhet me krizën ekonomike që e ka përfshirë BE-në. Përderisa ekonomia shënonte rritje dhe siguronte prosperitet, shumë njerëz, duke ditur që shumica do të kenë vende pune dhe fëmijët e tyre do të kenë jetë më të mirë se prindërit e tyre, me lehtësi e pranonin bartjen e përgjegjësive kombëtare nga sovraniteti nacional te institucionet supranacionale. Por, meqë prosperiteti në Evropë nuk është më i sigurt, kjo shumë evropianë i ka shtyrë të kenë mendime tjera për Bashkimin Evropian. Rënia ekonomike shpie drejt edhe drejt krizës së përfaqësimit, sepse një numër qytetarësh në rritje nuk ndihet i përfaqësuar nga partitë politike, unionet apo institucione tjera tradicionale.
Faktori i dytë është imigrimi. Kriza ekonomike është duke e dëmtuar rëndë kontinentin e Evropës. Shtetet veriore janë duke e përballuar më lehtë këtë krizë se sa shtetet jugore me mirëqenie më të dobët. Përpos kësaj, zgjerimi i BE-së në mes vë viteve të 2000-ta ka hapur dyert e imigracionit nga vendet e ish bllokut komunist. Si rezultat i kësaj, shtetet si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda, janë duke u përballur me imigracion nga shtetet jugore dhe lindore të BE-së. Azilkërkuesit e ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme arrijnë në Evropë, shumica e të cilëve janë myslimanë. Dhe, në situata të rënda, sidomos gjatë krizave ekonomike, “të huajt“ lehtë bëhen cak i sulmeve nga grupime të ndryshme të ekstremit të djathtë. P.sh. shpërfaqja e PEGIDA-s në Saksoni të Gjermanisë, shtet ky federal në lindje të Gjermanisë me nivelin më të vogël të imigracionit, por me papunësinë më të lartë në Gjermani, është rasti më tipik i rilindjes së nacionalizmave.
Faktori i tretë është integrimi. Shumë qeveri të shteteve anëtare të BE-së veprojnë me idenë se imigrimi mund të ndihmojë BE-në në të zvogëluarit e efekteve të rrudhjes dhe plakjes së popullsisë. Por, shumë shtete kanë shumë vështirësi të integrojnë të sapoardhurit. Dhe, si pasojë e procedurave të ngurta të shteteve të ndryshme, barrierave kulturore, shumë të huaj e kanë shumë të vështirë ta ndjejnë vendin pranues si të tyrin. Dhe, duke patur vështirësi në integrim, rrodhën pakënaqësitë qytetare si ajo në vitin 2005 në Francë. Vlen të përmendet që edhe pse ka kaluar një dekadë që nga viti 2005, situata shumë pak ka ndryshuar sa i përket integrimit të qytetarëve të huaj në Francë apo gjetiu. Duke u përballur me këto vështirësi grupe islamike janë duke i shfrytëzuar me sukses rrjetet sociale për të joshur rininë e Evropës Perëndimore me prejardhje myslimane.
Pra, qeveritë perëndimore evropiane janë duke u përballur me vështirësi, në njërën anë me imigracionin nga vendet e BE-së më pak të zhvilluara dhe në anën tjetër me asimilimin e azilkërkuesve që vijnë nga rajoni mediteran. Qysh tash ka filluar të vihet në dyshim marrëveshja e Schengenit e cila eliminon kontrollet kufitare mes shteteve anëtare të BE-së. Diskutimet janë duke shkuar deri aty sa ka filluar të kërkohet pezullimi i marrëveshjes së Schengenit. Duke u përballur me këto vështirësi, BE-ja, edhe pse ka përjetuar dekada të supranacionalizimit të suksesshëm të pasluftës (së Dytë Botërore), ka filluar të diskutojë për identitetet kombëtare. Dhe, duke ditur rezistencën nga brenda për të pranuar të jashtëm, këto debate nuk do zhduken nga Evropa, por përkundrazi do të detyrojnë evropianët të përballen me çështje të rënda të cilat kanë qenë të „fjetura“ në sirtarë me dekada.
Dhe, zemra e tërë këtyre problemeve është rezistenca në rritje ndaj globalizimit, i kuptuar si lëvizje e lirë e mallrave, shërbimeve dhe më e rëndësishmja lëvizja e lirë e njerëzve. Si rezultat i globalizimit shumë firma p.sh. të tekstilit dhe këpucëve nëpër vende të BE-së janë në mbyllje si pasojë e produkteve të lira nga Kina apo gjetiu. Prandaj, fakti që BE është ndërtuar mbi shumë parime të globalizmit shpjegon faktin se për çfarë arsye BE është duke u fragmentuar me të madhe dhe shpjegon arsyen se pse Evropa ndoshta kurrë nuk do të mund të bashkohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIncidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze