Barrikada e Qeverisë së Kosovës ndaj Luginës!
Deri sa serbët e veriut ka disa muaj që e kanë barrikaduar veriun e Kosovës, nga bisedimet teknike në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, na erdhi marrëveshja me emrin “Lëvizja e lirë” që vendos barrikada të reja edhe në pjesën tjetër të Kosovës, ky është paradoks që ndodh vetëm në Ballkan.
Nga e gjitha kjo më së shumti pësuan shqiptaret e Luginës së Preshevës, kjo zonë e lënë pas dore nga Serbia sa i përket zhvillimit ekonomik, ku mbizotëron situatë e tensionuar dhe ku popullata shqiptare ballafaqohet me maltretime dhe probleme të ndryshme nga pushteti serb, dhe e harruar krejtësisht nga Kosova dhe pushteti saj.
Rinia shqiptare e Luginës së Preshevës pa perspektive, me vështirësi në shkollim, pa mundësi për të gjetur punë, po largohet çdo ditë e më shumë nga këto treva.
Kësaj treve shqiptare tani i është shtuar edhe një barrikadë e re, edhe një vështirësi e madhe, por kësaj radhe nga qeveria e Kosovës, vetëm disa kilometra larg, këta banorë tani do ta kenë pothuajse të pamundur ta vizitojnë Kosovën dhe të afërmit e miqësinë e vet, lidhjet mes Luginës së Preshevës dhe qyteteve të Anamoravës në Kosovë kanë qenë të shumta.
Edhe pse shumë afër Bujanocin nga Gjilani e ndajnë vetëm 36 km, qytetarët e Bujanocit për të shkuar në Gjilan tani duhet të paguajnë, në emër të lëvizjes së lirë, 60 euro sigurim kufitar për 15 ditë, një shumë kjo marramendëse dhe e pa përballueshme për qytetaret e këtyre trevave, na vinte keq kur dëgjonim se qytetarët nga diaspora duhet te paguanin nga 50 euro (tani e zbritur 35 euro) këtë sigurim kur hynin në Kosovë, por kjo ia kalon edhe atyre, e nuk mund të krahasohen të ardhurat e diasporës me Luginën e Preshevës. Deri sa një sigurim vjetor i automjetit brenda në Kosovë kushton shumë më lirë.
Kjo do t’i ndajë shumë më shumë këto treva nga Kosova duke ua vështiruar edhe më shumë jetën këtyre banorëve, në vend se Qeveria e Kosovës të mundohet ta ndihmojë rininë e këtyre zonave dhe t’i integrojë më shumë, ajo i ndan edhe më tepër nga shokët e tyre nga Kosova, deri sa Shqipëria dhe Kosova po integrohen çdo ditë e më tepër njëra me tjetrën, kjo zonë po largohet çdo ditë e më shumë.
E gjithë këtë edhe më të dhimbshme e bën fakti kur dihet se Qeveria e Kosovës ka deklaruar që ky sigurim nuk do ta aplikohet edhe në veri të vendit, kjo nënkupton që do të vlejë më shumë për shqiptaret se sa për serbët, pasi te pika doganore Dheu i Bardhë ku do të aplikohet ky sigurim kufitar, mbi 90% e që hyjnë nga Serbia çdo ditë në Kosovë janë shqiptarë me targa të Bujanocit (BU) ose të Preshevës (VR).
E çuditshme është kjo kur e gjithë Evropa po i largon barrierat, i ka hapur kufijtë dhe po e zvogëlon burokracinë, Ballkani po e bën të kundërtën, po shton barriera të reja në emër të “lëvizjes së lirë” po çfarë lëvizje e lirë është kjo kur askush nuk do të mund të lëvizë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë