LAJMI I FUNDIT:

Bankat Qendrore do të ulin interesat

Bankat Qendrore do të ulin interesat

Zyrtarët më të lartë të ekonomisë të shumë vendeve do të ulin përqindjet e interesit për të stimuluar ekonominë e dobësuar globale.

Banka Qendrore amerikane pritet ta ulë sot interesin 0.5 për qind. Banka qendrore kineze sapo i ka ulur përqindjet e interesit, ndërsa Banka Qendrore Evropiane pritet t’i ulë interesat javën e ardhshme.

Uljet kanë si synim t’i japin një shtysë ekonomisë duke e ulur koston e marrjes hua për të blerë artikujt e nevojshëm për të zgjeruar bizneset, për të ndërtuar shtëpi dhe për të hapur vende pune.

Shumë investitorë i mirëpritën këto përpjekje të fundit për të parandaluar recesionin global. Çmimet e aksioneve u rritën në Tokio, Londër dhe Paris. Bursa u rrit disi në Hong Kong, por pësoi rënie në Gjermani. Masat pasojnë ngritjen e madhe të bursës amerikane dje. /rel/