Në bazë të rezultateve financiare, viti 2015 po del të jetë më i miri që nga paslufta për bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Në bazë të publikimeve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, bankat arritën fitim neto jo më pak se 81.3 milionë euro, shifër kjo e pa arritur ndonjëherë nga sistemi bankar në Kosovë.
Viti 2015 po ashtu u karakterizua me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi, që sipas raportit për informatat mujore të sistemit financiar të publikuar nga BQK-ja, shihet se norma efektive e intersit për kredi në muajin nëntor të këtij viti zbriti në 8.2%, krahasuar me 9.9% që ishte në muajin nëntor të vitit 2014.
Vlera e kredive në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.01 miliardë euro, krahasuar me 1.86 miliardë euro që ishte në fund të muajit nëntor të vitit 2014, me rritje vjetore prej 8.3%. Po ashtu, rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.63 miliardë euro, krahasuar me 2.5 miliardë euro në muajit nëntor 2014, pra kishte rritje vjetore rreth 5%.
Norma efektive e interesit për depozita në muajin nëntor të vitit 2015 ishte 1%, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 7.2 pikë përqindje. Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë këtij vitit të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes, raporton Gazeta Ekonomia.
Vlen të theksohet se ka rënie në numrin e të punësuarve në banka, ky numër në muajin nëntor të vitit 2015 është 3,387 punëtor në banka, krahasuar me 3,514 sa ishin në muajin nëntor të vitit 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës