LAJMI I FUNDIT:

Banja e Kllokotit, plotëson investimet

Banja e Kllokotit, plotëson investimet

Ndonëse po mbushet një vit që nga marrja e përgjegjësive, Agjencia Kosovare e Privatizimit ende nuk ka arritur të privatizojë ndërmarrjet shoqërore në vendbanimet me shumicë serbe.

Por, drejtori i Bordit të AKP-së, Dino Hasanaj, nuk pranon që AKP-ja ka dështuar në këtë drejtim, duke thënë se do të përmbushin mandatin e tyre dhe do të privatizojnë të gjitha ndërmarrjet brenda territorit të Kosovës. Komentet ai i bëri pas takimit të sotëm të Bordit të drejtorëve të AKP-së.

Gjithashtu propozimin e menaxhmentit të AKP, Bordi i Drejtorëve sot mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm për investime dhe punësim Ndërmarrjen e Re Banja e Kllokotit.

Propozimi i menaxhmentit për lirim nga obligimi për raportim të Ndërmarrjes së Re Banja e Kllokotit erdhi si rezultat i përmbushjes së zotimeve për punësim dhe investime nga ana e pronarit të ndërmarrjes.


Në këtë takim të Bordit të Drejtorëve gjithashtu janë aprovuar “Listat Finale” të punëtorëve të pranueshëm për 20% në lidhje me Ndërmarrjet “Birraria e Pejës,” Pejë; “Plantacioni i Pemëve,” Ferizaj; dhe “Kosovarja,” Prishtinë; pas shqyrtimit të të gjitha ankesave nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Punëtorëve pranë AKP-së.

Këto Lista do të publikohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dhe të gjitha ankesat eventuale pas publikimit të tyre mund t’i drejtohen Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Një vendim tjetër i Bordit të Drejtorëve ishte edhe aprovimi i valëve 38 dhe 39 të privatizimit, si dhe aprovimi i rezultateve të valës së 35-të të privatizimit.

Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve do të mbahet në fund të muajit korrik.rtk/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori