LAJMI I FUNDIT:

Ballsh, aksident pa pasoja për jetën

Ballsh, aksident pa pasoja për jetën

Dy automjete u përplasën mesditën e të premtes në Ballsh pa pasoja për jetën.

Policia tha se në makinë ndodhej një çift. Mësohet se makina e tyre është përplasur me një mjet tjetër, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Dy të plagosurit janë Bedri dhe Liljana Aliu, 47 dhe 37-vjeç. Policia ka nisur menjëherë hetimet, për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/