Shumë nga mediat e sotme i kanë kushtuar një vend të madh një interviste të gjatë që gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i ka bërë Ismail Morinës, njeriut që u bë i famshëm sepse e ngriti dronin me flamurin “Autochthonus” në Beograd. Nuk ka dyshim që ky qe një “scoop” mediatik. Shakohoxha arriti atë që nuk e kanë bërë dot shumë TV të tjera në vend që e kanë lutur për intervista të gjata Morinën. Nga pikëpamja gazetareske intervista ishte gjithashtu interesante.
Ky akt i “Ballistit” (nofka e Morinës), ndërpreu ndeshjen e Beogradit; ai u shndërrua në një incident diplomatik mes dy vendeve;, ai nxiti deklaratat e ashpra mes Ramës dhe Vuçiqit, jehona e të cilave shkoi deri në Bruksel e Berlin dhe tani së fundi ai u bë shkaku kryesor se përse Shqipëria i fitoi pas shumë e shumë mundimesh tre pikët e asaj ndeshjeje nervshkatërruese.
Pra, çdo gazetar do ta kishte ëndërr të rrëfente historinë personale të një njeriu që ndikon kaq shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve, që shndërrohet papritmas nga një anonim në një personazh tek i cili kthehet e gjithë vëmendja e publikut.
Si fat njerëzor, si donkishotizëm personal, si pjesë e një drame individuale që luhet në sfondin e një drame shumë më të madhe, ajo është një histori ekselente për t’u rrëfyer. Por, ajo që më la një shije të keqe në këtë intervistë, e sidomos në komentet online që e pasuan atë, ishte trajtimi Ismail Morinës si një patriot i dorës së parë.
Të marrurit seriozisht të deklaratave të tij se babai e kishte rritur me ndjenjën që t’i ngjante Ismail Qemalit; konceptimi i aktit të tij si një kulminacion i vetëdijes kombëtare… Unë kam qenë vetë në stadiumin e Armatës Popullore në Beograd. Dhe, i kam dëgjuar “live” koret e tmerrshme të ultrasve serbë me thirrjet: “vdekje, vdekje shqiptarëve”. I kam dëgjuar gjithashtu edhe ata dhjetëra bashkëpatriotë të mij që shfrynë të lehtësuar: “Ahhhh… kjo duhej tani”, kur panë dronin e Morinës të ngrihej mbi fushën e blertë. Megjithatë, këto ishin reagime emocionale.
Thirrje lehtësimi të njerëzve të ndjerë nën presion… Ai dron në qiell u duk si një filiz shpëtimi për ata pak tifozë të margjinalizuar dhe të kërcënuar në atë stadium, por edhe për qindra-mijëra telespektatorë të tjerë në të gjitha trojet shqiptare që e shihnin atë dramë në TV, pa pasur mundësinë më minimale për të reaguar.
E, megjithatë, vendimi për ta ngritur atë mjet fluturues në qiell nuk qe as një akt heroik , as një vepër patriotike, dhe as një shembull për t’u marrë. Sado kokëkrisur, “Ballisti” ynë nuk qe as një Ismail Qemal (ashtu sikurse i kishte profetizuar i ati) dhe as një Isa Boletin. Duke parë intervistën e tij të detajuar, mënyrën si kish ndejtur për 17 orë i fshehur në ferra, si ishte ngjitur në fasadën e Akademisë ushtarake, si kish vepruar në konspiracion të plotë… të krijohet përshtypja se ai është më tepër një aventurier.
Duke parë edhe njëherë paralajmërimet që ai kishte bërë në Facebook, video-selfiet që ai i kish bërë vetes për të dokumentuar aktin e tij, të lënë të mendosh se ai ka profilin e një njeriut në kërkim të famës.
Ky shqiptar nga Kukësi, që kishte punuar për vite të tëra si vinçier në Itali, ka dashur të bjerë në sy në Beograd, pak a shumë me të njëjtën mënyrë që tentoi ta bënte edhe në Slloveni, ku një foto tashmë e famshme e ka fiksuar të ngjitur mbi një rrjetë mbi 20 metra lart me flamur në dorë. Të gjitha këto mund ta bëjnë Morinën një personazh romanesk, tek i cili mania e protagonizmit e mposht ndjenjën e frikës, tek i cili ndjenja e aventurës mbizotëron mbi shumë të tjera. Dhe nga pikëpamja e rrëfimit gazetaresk ato janë tejet interesante.
Por, nga këtu e deri tek paraqitja si një vazhdues i veprës së adashit të tij të një shekulli më parë, qëndron një hendek i madh. Patriotizmi shkon shumë pak me spektaklin, ndaj “Ballisti” ynë do ta ketë të vështirë të hyjë në librat e historisë. Ai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite