LAJMI I FUNDIT:

“Bac u kry”!

Pas këtij slogani i cili po shihet dita-ditës se me të vërtetë është një gënjeshtër e pa menduar mirë (ose një dëshirë e tyre, por dëshirat dhe ëndrrat kombëtare nuk realizohen kur punohet vetëm për përfitime personale), sepse me ngecjet e Kosovës në tërë aspektet po e turpërojnë edhe figurën e Bacës, nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, nga ”miqtë” e Bacës… të gjitha këto të ngjajnë si në libra të ilustruara me ngjyrat bardhezi, si fotot e viteve të komunizmit.

Ja sa kemi ecur rrugës për ta përmbushur vërtetë amanetin e Bacës. Në komunat ku udhëheq PDK-ja, kemi investime më të dukshme, por pa as një peshë për mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve, pa dallime se a janë familje të dëshmorëve apo jo. Jemi në gjysmën e muajit gusht dhe akoma nuk kemi hasur në probleme me orë të tëra të energjisë elektrike, duke pasur parasysh se tek ne është “Festë” vetëm kur mbahen zgjedhjet, por festë tek ne nuk është kur janë festat kombëtare apo fetare që i kalojmë në errësirë.

Vitin tjetër kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pritet prapë pushtetin ta rifitojnë ata që tash e katërmbëdhjetë vite po e katandisin Kosovën si një fole e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e duke u zotuar se këto dukuri negative janë duke u luftuar, e fakt këtë e dëshmojë ”Rasti Bllaca” se si po luftohen dukuritë negative në vendin tonë.


Këta janë që e njollosën rrugën e Bacës dhe të gjithë dëshmorëve të luftës së fundit; këta janë ata që po njollosin politikën duke parë çdo ditë fakte që manipulojnë me taksat e qytetarëve, me donacionet nga jashtë për Kosovën. Dhe, zëdhënësit e tyre dalin e arsyetojnë çdo ditë se nuk janë të vërteta ato fakte që shohim. Këta janë ata që po mundohen të na bindin se e zeza është e bardhë dhe nuk duhet diskutuar.

Jemi i vetmi vend në botë pas Kubës, që analfabetët në krye tash e katërmbëdhjetë vite na udhëheqin shtetin. E gëzojmë një pavarësi e cila u bë pa dëshirën e popullit, por populli me vlera njerëzore festojë duke u besuar këtyre që thonë “Bac u kry”. Kemi një Kushtetutë ku nuk na prezanton kombësinë. Thjeshtë jemi qytetar të një shteti, ku në fakt me atë Kushtetutë duhet të quhemi shtetas.

Nuk janë ata që nuk kanë njohuri mbi protokollet që do të na i servirë edhe në të ardhmen EULEX-i, por si gjithmonë popullit liridashës dhe pro paqes ja servirin pjesët ku duket kopsht me lule.

Të gjitha këto ndodhin, përderisa ne shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare nuk krijojmë Këshillin Kombëtar. Sepse, sikur të kishim një Këshillë, për konsultim para se të nënshkruajmë pako e dhurata antishqiptare nuk do ishim të kanosur kështu siç jemi sot.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori