Autoritetet kompetente në Prishtinë, pohojnë se tashmë kanë përgatitur projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, në kuadër të punimeve për autostradën që lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.
Ky projekt thuhet se do të diskutohet edhe në takimin e së enjtes në Vjenë, i cili pason Samitin e Berlinit të mbajtur një vit më herët nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Kosova dhe Serbia kanë edhe një marrëveshje për autostradën Prishtinë – Nish, të arritur në Bruksel dhe të cilën Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë.
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova tashmë ka përfunduar projektin kurse studimin e fizibilitetit është duke e përgatitur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Zharku, tregon se Qeveria e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për realizimin e projektittë përbashkët, pasi siç thotë ai, autostrada në territorin e Kosovës, Prishtinë – Nish – Durrës është vazhdimësi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që tashmë ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë.
“Autostradën deri në Prishtinë e kemi përfunduar. Ka mbetur pjesa Besi – Merdarë ajo që pritet të financohet. Por, dallimi është se shtetet vetë duhet të zotohen se vetë do të financojnë, se sa është masa e financimit nga Bashkimi Evropian ajo nuk është vendosur, sepse 1 miliard euro janë për gjithë Ballkanin”, tha Zharku.
Ministri Zharku, ndërkaq konsideron se kjo autostradë ka ndikime edhe në aspektin politik, por edhe ekonomik.
“Rëndësinë më shumë e shohim në aspektin ekonomik edhe pse Bashkimi Evropian luan rol edhe në aspektin politik. Por, rëndësia e saj është se për tu financuar një projekt i tillë, duhet që ai të lidhë dy shtete. Pastaj është rëndësia që ka autostrada në rajon, është një korridor i ri që lidhet drejt bregdetit shqiptar Jon dhe Evropë Juglindore në përgjithësi”.
“Në aspektin politik, ka rëndësi sepse hiqen pak ato ‘hasmëritë’ në Ballkan“, ka thënë Zharku.
Bashkimi Evropian, në mars të këtij viti, pas një konference ndërministrore të gjashtë vendeve Ballkanike, që është mbajtur në Prishtinë, ka premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se e mbështesin këtë projekt, pasi sipas tyre, më ndërtimin e kësaj autostrade krijohet një konfiguracion i ri strategjik dhe Kosova do të fitojë në këtë drejtim.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke folur për rëndësinë e kësaj autostrade, ka thënë se tregtia në mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe shteteve tjera të Ballkanit, do të realizohet më lehtë, por e një rëndësie te veçantë është se realizimi i këtij projekti nuk prek buxhetin e Kosovës.
“Përfitimet nga kjo auto-udhë do të jenë më të mëdha. Nuk duhet të mendohet se autostrada në fjalë është një shkop magjik që do të jep rezultate pozitive menjëherë apo për një periudhë afatshkurtër, por duhet gjithmonë të analizohet në një dimension kohor afatmesëm dhe afatgjatë. Por, besoj se është e një rëndësie të veçantë“, tha Gërxhaliu.
Ndryshe, në rrjetin bazik të Ballkanit Perëndimor, projektet që janë përmendur se do të mbështeten, përveç autostradës që lidhë Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, janë edhe linjat hekurudhore në Ballkan e deri te mbështetja e projekteve të përbashkëta të energjisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova