LAJMI I FUNDIT:

Autobusët e Llapit injorojnë stacionin e Prishtinës (Foto)

Autobusët e Llapit injorojnë stacionin e Prishtinës (Foto)

Stacioni i autobusëve në Prishtinë që nga viti 2001 e deri më tani ka humbur nga 2 mijë euro në muaj. Mbledhjen e këtyre pareve drejtuesit e këtij stacioni nuk kanë mundur ta bëjnë kurrë nga autobusët që qarkullojnë nga Podujeva drejtë kryeqytetit. Ata si stacion e njohin vetëm vendin e quajtur “Te Xhamia e Llapit”, ndonëse e pranojnë se ky veprim është ilegal.
Busat_e_podujeves
Fadil Berisha, anëtar i shoqatës së autobusëve të Podujevës, thotë se janë problemet infrastrukturore që i detyrojnë të ndalen te Xhamia e Llapit. Ai tregon se kanë kërkuar nga komuna disa kushte, por sipas tij ata nuk janë përmbushur.

“Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të shkojmë në stacion. Kemi kërkuar nga komuna leje për qasje në rrugët një kahore që të depërtojmë më lehtë në stacion. Konkurrenca e automjeteve të vogla, trafiku i ngarkuar na shkaktojnë edhe humbje në udhëtar edhe vonesa e pakënaqësi të udhëtarëve. Sikur komuna të i siguronte këto, ne do i përfillnim të gjitha udhëzimet”, ka thënë Berisha për Gazetën Fjala.

E drejtues të Stacionit të autobusëve në Prishtinë kanë thënë se autobusët e Llapit tani e 14 vite e kanë injoruar këtë stacion. Ata thonë se me këtë veprim është shkaktuar edhe humbje në të hyrat e stacionit.


“Prej vitit 2001 e tutje ata nuk kanë ardhur në stacion, por ndalen te xhamia e Llapit. Janë 120 linja të peronit numër 18 që është Podujeva dhe numër 17 Orllani, që janë të obliguara të vijnë në stacion. Secila linjë kushton 3 euro, këta i shmangën kësaj takse, por edhe shkaktojnë pakënaqësi te udhëtarët që detyrohen të paguajnë trafikun urban për udhëtim, dhe pakënaqësitë na vishen neve dhe fajësohemi ne nga udhëtarët”, ka thënë Elez Gashi, shef i Stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Ai tregoi se kanë kërkuar edhe nga komuna e Prishtinës që të zgjidhet problemi por rezultatet kanë munguar.

“Sigurisht dikush i mbron, janë të vetmit që kanë qasje në qytet dhe askush nuk i ndalon, madje kjo ka ndodhë edhe gjatë kohës kur kryeministri Mustafa ishte kryetar i Prishtinës”, ka thënë Gashi.
Gazeta Fjala kë bërë përpjekje që të marrë një përgjigje për këtë çështje edhe në Komunën e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti. Por, drejtues të saj as pas dy javë pritje nuk e kanë për të udhës ta thonë asnjë fjalë./Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori