Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë thënë për Telegrafi se data 30 shator ka qenë afati i fundit për fiskalizimin e naftarëve. Sipas tyre, pajisja e konsumatorëve me Kupon Fiskal, është detyrim në momentin e furnizimit me mallra dhe ofrim të shërbimeve.
Ata kanë treguar se në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave te inspektoreve në teren, ATK-ja ka lëshuar disa gjoba për tatimpaguesit të cilët nuk lëshojnë kupon fiskal sipas legjislacionit në fuqi.
“Te gjitha bizneset te cilat tregtojnë me karburante, janë pajisur me arka fiskale normale që në fillim të procesit të fiskalizimit. Përgjegjësi e Administratës Tatimore, si Agjenci Ekzekutiv me Autonomi të plotë, është që të administrojë zbatueshmërinë e dispozitave ligjore, të parapara me legjislacion tatimor të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, që do te thotë edhe monitorimi i lëshimit të kuponëve fiskal”, është thënë në përgjigjet e Zyrës për komunikim me Publikun të ATK-së për Telegrafin.
Sipas zyrtarëve tatimor, Projekti i fikalizimit është vetëm një nga shumë projekte që implemeton ATK-ja dhe se janë në rrugë të mire të implementimit të tij. “Deri tani numri i bizneseve të fiskalizuara që kanë obligim ligjor fiskalizimin është 20,488 mijë, ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 26,378 mijë sosh, ne kuadër të këtyre bizneseve te fiskalizuara hyjnë edhe bizneset e karburanteve”, tregojnë zyrtarët e ATK-së
Shikuar nga këndvështrimi i parimeve të riskut, Administrata Tatimore e Kosovës me këtë rast ka realizuar objektivat, ka mbuluar atë segment te subjekteve që marrin pjesë ne total me mbi 95 për qind bruto qarkullimit vjetor të përgjithshëm ne Kosovë, apo që marrin pjesë në rreth 90 për qind të gjitha të hyrave të deklaruar dhe paguara nga tatimet.
Zyrtarët e ATK-së kanë sqaruar se është obligim ligjore për mbajtje të regjistrimeve dhe lëshimi e kuponëve fiskal përmes pajisjeve elektronike fiskale kanë vetëm subjekte që ofrojmë mallra dhe shërbime në shitje me pakice me para të gatshme (kesh). “Me vete faktin se me mbi 26 mijë pajisje elektronike te instaluara kemi mbuluar subjektet qe marrin pjesë me rreth 95 për qind te bruto qarkullimit te deklaruar tregon për suksesi e këtij projekti”, kanë thënë për telegrafin zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Udhëzuesin për Regjistrin e Kredive në Kosovë
Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!