Mimoza Hafizi
Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare në Shkencat e Natyrës, po na pulsojnë para syve – në të njëjtën kohë me peticionet e pedagogëve për rritje pagash e financim për kërkim shkencor. Janë dy ngjarje në dukje të pavarura. Janë dy kulme historish thuajse paralele. Në njërën linjë është zhvilluar historia e pashembullt e pagave universitare, të mbajtura pa lëvizur në një stanjacion thuajse njëzetvjeçar, ashtu siç lihen të ndenjen ujërat, ku politika ka bërë çmosin t’i mbajë universitetet publike.
Ato paga në ngërç janë një tregues po aq i ndryshkur, sa dhe çdo gjë tjetër që mund të pluskojë në mjedise mbytëse, ku qeveritë e kanë zhytur me ngulm akademizmin. Të ardhurat tejet të pakta të stafit universitar dhe mungesa e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor, krahasuar me çdo vend tjetër afër apo larg nesh, janë shenja më e qartë e shumë ndjesive acide që drejtuesit e shtetit shqiptar mbartin ndaj arsimit të lartë, e përpiqen t’i kthejnë në lidhje armiqësore mes botës akademike dhe shoqërisë shqiptare.
Financimi i munguar i universiteteve është një nga armët që politika ka përdorur me efikasitet kundër dijes, pa harruar assesi ta shoqërojë me të gjitha llojet e tjera të ndikimeve, në tentativën për t’i kthyer universitetet nga qendra të dijes në kopje po aq të shëmtuara të pamjes së vet. Vështirë që shqiptarët të mos kujtohen se çfarë ndodh gjatë fushatave zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë.
Në paralelen tjetër ndodhen Shkencat e Natyrës, e veçanërisht Fizika, shkenca e shkencave, krenaria e intelektit njerëzor, simboli i përpjekjes për pushtimin e universit nga ne, qenia e brishtë që ka marrë guximin t’i dalë përpara të Plotfuqishmit. Kjo degë studimi, e ndërtuar me standardet më të larta, me fizikanë të diplomuar që kanë bërë emër shkencor brenda dhe jashtë vendit, me mësues të diplomuar që kujtohen me respekt nga breza të tërë, këtë vit jubilar të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, do të frekuentohet vetëm nga 10 studentë të rinj. E pra, Fizika ka qenë dega nismëtare e krijimit të këtij universiteti. Dekada të tëra, fizika bënte të ëndërronin me qindra të rinj.
Sot, vetëm 10 studentë! Nesër ndoshta asnjë fizikan e asnjë mësues fizike, për të mësuar nxënësit në shkolla. Braktisja e saj, braktisja e Shkencave të Natyrës, është treguesi më ulëritës se atdheut tonë fatkeqësisht i kanë dalë tepër njerëzit e dijes. Vendet e punës për studentët e diplomuar me standarde të larta në këto fusha janë limituar skajshëm. Perspektivat për ta janë thuajse të mbyllura. E, papritur, këto dy histori paralele po ndërthuren në këtë vjeshtë, në fillim të vitit të ri akademik.
Mbase po gjejnë njëra-tjetrën, për t’u bashkuar në një masë kritike – do të thoshte ndonjë fizikan i energjive të larta. Të formojnë një masë shpërthyese alarmi për publikun shqiptar, që kush ka veshë për të dëgjuar e sy për të parë, të reflektojë e kuptojë se si po bjerret dija në këtë vend. E, të thotë me zë të lartë: Pra, ne nuk paskemi as nevojë e as respekt për dijen, Se pra, dija nuk është burim zhvillimi për vendin. Se vendeve ku lulëzon ekonomia informale nuk i duhen as fizika e as kimia, as pedagogë të paguar me dinjitet, as dije e as njerëz që të mbajnë barrën e saj. E mbase t’i bëjë një pyetje vetes: Çfarë ndodh po të vazhdohet kështu?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës