LAJMI I FUNDIT:

Ata që zgjohen herët janë më të shëndoshë dhe më të lumtur

Ata që zgjohen herët janë më të shëndoshë dhe më të lumtur

Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin deklaruar se për të parën herë kishin ndjenja të larta pozitive vetëm atëherë kur kishin filluar të zgjohen herët.

Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar se personat të cilët zgjohen herët nga gjumi janë më të shëndoshë dhe më të lumtur në krahasim me “zogjtë e natës”, ngase sipas shkencëtarëve ata që zgjohen herët e kanë më të lehtë të kapin ritmin e jetës.

Shkencëtarët nga universiteti Toronto, gjatë hulumtimeve kishin ardhur në përfundim se njerëzit të cilët pëlqejnë aktivitetet e natës, pas një kohe të caktuar, fillojnë të anashkalojnë aktivitetet shoqërore. Ata që zgjohen herët ndihen më mirë, më të gatshëm, më të lumtur dhe më të motivuar karshi sfidave të përditshme, që për rezultat ka edhe përmirësimin e sistemit imun.

Shumica e njerëzve me kalimin e viteve heqin dorë nga jeta e natës. Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin deklaruar se për të parën herë kishin ndjenja të larta pozitive vetëm atëherë kur kishin filluar të zgjohen herët. /Telegrafi/