Mund ta shërojë një lidhje. Lidhet ngushtë me seksin. Nuk përfundon me herën e parë. Sa të vërteta ka rreth mendimeve të pabesisë? Tani mund ta vërtetoni vetë.
Ekzistojnë shumë pretendime në lidhje me tradhtinë dhe si ajo trajtohet nga meshkujt dhe femrat. Në fakt këto nuk përkojnë me realitetin. Ja disa nga shembujt:
* Femrat e përjetojnë më shumë tradhtinë emocionale nga atë fizike. Psh. shumica e tyre preken nëse partneri i tyre shikon një video pornografike.
* Meshkujt reagojnë ndaj tradhtisë me agresivitet, femrat – me trishtim. Agresiviteti është një reaksion normal për të dy palët. Shpesh herë paraqitet me suaza të jo-besimit dhe një paniku (psh. si do të jetojë pa të?).
* Personi i tradhtuar ka të drejtë të hakmerret. Tradhtia si mjet i hakmarrjes është një ide jo e mirë – nuk tejkalon dhimbjen dhe lë mbresa të këqija.
Meshkujt tradhtojnë për seks
Shpesh herë tradhtia shkaktohet si pasojë e epshit të pakontrolluar të tyre apo nga rutina në dhomën e gjumit. Lidhet ngushtë me nevojën e mashkullit për t’i ikur problemeve martesore. Apo edhe nga nevoja pangopur për dashuri dhe afërsi emocionale. Një grua e tradhtuar jo rrallëherë zbulon se rivali i saj është më pak atraktiv fizikisht.
Këshilla e specialistit: Partneri ju tërheq vëmendjen për më shumë kujdes dhe vëmendje? Më mirë mos i injoroni kërkesat e tij. Përndryshe, këtë mund të fillojë të kërkojë jashtë shtëpisë.
Për tradhti janë fajtorë të dy palët
Në fakt, tradhtia shkaktohet si dobësim i lidhjes, të cilën të dytë në realitet e krijojnë. Megjithatë, kjo nuk e arsyeton një akt të tillë dhe partneri i cili ka tradhtuar nuk mund ta fajësojë partneren për veprën e kryer. Edhe pse shumë nga ato arsyetime mund të jenë të vërteta, një mashkull në vend që të kërkojë mbështetje tek një femër tjetër, duhet të përqendrohet në rifreskimin e lidhjes së tij.
Këshilla e specialistit: E fajëson vetveten pse të ka tradhtuar? Ndihesh më me pak vlerë, sheh vetëm gabimet e tuaja? Largohu nga mendimet e këtilla. Kjo nuk do të ndihmojë në asgjë Përkundrazi vetëm të shkakton më shume stres.
Pa kontakt fizik, nuk mund ta quajmë tradhti
E vërtetë. Megjithatë tradhtia mund të ketë karakter emocional. Nëse mashkulli takohet më një femër tjetër e cila edhe i pëlqen, i dërgon sms-a apo email-a, atëherë nuk është besnik ndaj partneres. Për më shumë një lidhje e tillë, edhe pse jo përfundimisht e shijuar, mund të paraqet një rrezik të madh për martesën. Duhet të kemi parasysh që më shumë se 80% të dashurve kanë pasur ndonjëherë një lidhje të këtillë e cila në fillim ka qenë vetëm shoqërore.
Këshilla e specialistit: Të shqetësojnë takimet e partnerit tënd me kolegen e punës jashtë orarit? Kërkoji që mos të takohet me të pas punës (shumë shpesh në këtë mënyrë fillojnë lidhjet).
Nëse ju ka tradhtuar njëherë, atëherë do ta përsërisë përsëri
Jo domosdo: Nëse mashkulli juaj ju ka tradhtuar më herët nuk do të thotë që ky veprim do të përsëritet. Nëse mashkulli me të vërtetë ndjen keqardhje për veprimin, atëherë mundësia që të tradhtojë është e vogël. Me kusht që të dy partnerët të mësojnë nga kjo përvojë. Bashkërisht duhet të mendoni se çfarë në të vërtetë nuk ka funksionuar në këtë lidhje, pse dhe si ta parandalojmë për hera të tjera. Këshillohet në rastet më të komplikuara t’i drejtoheni për ndihmë një psikologu.
Këshilla e specialistit: Frikësohesh që i dashuri juaj do t’ju tradhtojë përsëri, prandaj edhe nuk i besoni më? Nëse ju ka premtuar që do të përmirësohet, atëherë mundohu që edhe t’i besosh. Mos harro, që asgjë nuk e tensionon më shumë situatën se sa kontrollimi i vazhdueshëm i partnerit.
Gjithmonë duhet të pranosh tradhtinë
E vërtetë: Nëse tradhtia del në pah, ose partneri dyshon në një të tillë. Hapja e letrave dhe rrëfimi i së vërtetës mund të ndihmojë në shpëtimin e lidhjes suaj. Është vështirë, të keni marrëdhënie të shëndoshë në lidhje nëse kjo e fundit bazohet në gënjeshtra. Megjithatë, nëse tradhtia ka ndodhur rastësisht dhe njëherë dhe shanset që partneri juaj do ta kuptojë janë të vogla, atëherë më mirë të heshtni. Pranimi i gabimit të tillë mund të shkaktojë vuajtje tek personi tjetër.
Këshilla e specialistit: Keni flirtuar më dikë dhe tani kjo ka përfunduar. Në vend që ta hapni zemrën me partnerin tuaj më mirë t’i rrëfeheni shoqes/shokut tuaj të ngushtë.
Tradhtia mund ta përmirësojë lidhjen në të ardhmen
E vërtetë që mund të ndodh edhe kjo, megjithatë partnerët duhet t’i qasën problemit në mënyrë të duhur. Nëse të dytë kuptojnë se çfarë me të vërtetë mund të përmirësojnë në lidhjen e tyre, atëherë kjo mund të ketë edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Nuk duhet të harrohet që një proces i tillë lidhet ngushtë edhe më përjetime të forta emocionale dhe psikike.
Këshilla e specialistit: Flirton nëpërmjet internetit? Tregoji partnerit që nuk e ke ndërmend ta tolerosh këtë. Por pyete edhe pse e bën këtë. Ndoshta femrat të cilat i takon, paraqesin për të një largim nga një marrëdhënie jo e mirë. Bisedoni me të!
Tradhtia mund të falet
E vërtetë, por nuk mund të harrohet. Për më shumë, për partneren kuptimi i së vërtetës mund të shkaktojë një tronditje të madhe, gjë e cila mund të shkaktojë vështirësi në kthimin e besimit tek ai. Nëse partneri juaj ka pasur një marrëdhënie paralele me dikë tjetër në të njëjtën kohë, në të cilën ka qenë edhe emocionalisht i angazhuar, atëherë bashkëshortja mund të ndihet e lënduar.
Këshilla e specialistit: Pas asaj që ka bërë doni ta dëboni nga shtëpia? Mos u ngutni. Më mirë është t’i jepni vetës pak kohë të mendoni dhe pastaj të vendosni çfarë tutje.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!