LAJMI I FUNDIT:

Asfiksohet në pus nga gazrat, vdes 59-vjeçari

Asfiksohet në pus nga gazrat, vdes 59-vjeçari

Një 59-vjeçar humbi jetën të premten në Yzberisht të Tiranës, për shkak të asfiksisë të shkaktuar nga gazrat. Agim Cibaku së bashku me djalin po punonin për pastrimin e pusit në oborrin e shtëpisë, rreth orës 11:00, kur ka ndodhur edhe shpërthimi i gazrave, që solli vdekjen e 59-vjeçarit.

Sipas policisë, ndihma e djalit ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së pusit, ku humbi jetën Cibaku. Në vend kanë mbërritur forca të policisë, madje edhe zjarrfikëse, por ka qenë tepër vonë.

Autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes, që për momentin dyshohet nga asfiksia./Telegrafi/