LAJMI I FUNDIT:

Artit në rrugë përfundoi me reklama pa leje (Video)

Artit në rrugë përfundoi me reklama pa leje (Video)

Në lagjen Mati 1, saktësisht në rrugën B, muret janë kthyer në reklama për bizneset që ndodhen në këtë pjesë. Aty secili biznes bëri logon përballë lokalit.

Krejt kjo u bë nga një grup i të rinjve të cilët u kanë kërkuar pronarëve nga 300 euro për një mural.

KTV ka gjetur djemtë që bënë punët, por ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, duke thënë se nuk kanë leje nga Komuna, por që këtë e kanë ditur bizneset. Megjithatë, sipas tyre, për një shumë të volitshme bizneset përballë tashmë në vend të mureve të shëmtuara kanë reklamat e tyre.


Në komunë thonë se vetëm tri kompani kanë marrë leje.

Ndonëse kjo rrugë ishte menduar të jetë shembull i artit rrugor, ajo tani do të jetë rrugë e reklamave raporton ‘038’.