LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e pabesueshme pse Trump do ta kthejë Washingtonin ‘përmbys’

Arsyeja e pabesueshme pse Trump do ta kthejë Washingtonin ‘përmbys’

Donald Trump është i vetmi person që do të bëhet president i Shteteve të Bashkuara, pa mbajtur asnjë post publik ose të shërbejë në Ushtri. Në këtë drejtim, ai është më unik dhe më i denjë për këtë lëvizje. Ai ka një kombinim të jashtëzakonshëm të energjisë, përvojës në biznes, optimizmit, drejtimit dhe kurajës, që e bëjnë atë shansin më të mirë për të riformësuar Qeverinë.

Zgjedhja e Trumpit shënon përpjekjen e tretë të madhe për t’u çliruar nga sistemi i ‘Marrëveshjes së Re” të Franklin Rooseveltit, që ka dominuar qeverinë amerikane për më shumë se 80 vjet. Përpjekja e parë për ta përmbysur këtë establishment burokratik ishte Ronald Reagan në vitin 1980.

E dyta ishte “Kontrata me Amerikën” në vitin 1994, e cila çoi shumicën e parë republikane në Shtëpinë e Bardhë.


Siç kam argumentuar edhe më parë, përpjekja e tretë dhe më e madhe është lëvizja që Donald Trump drejton tani.

Në të tria rastet, elitat ishin përbuzëse, sondazhet e kishin gabim, propaganda mediatike ishte armiqësore, dhe populli amerikan braktisi establishmentin dhe të majtët, në shokun e tyre të madh.

Në të dyja valët e para, Reagan në vitet 1980 dhe Revolucioni Republikan i viteve 1990, kryengritësit arritën një marrëveshje të madhe në një kohë të shkurtër, por krahu i majtë dhe establishmenti burokratik pati një rritje popullore dhe rendi i vjetër mori përsëri pushtetin.

Por, tani, “vala Trump” është më e madhe, më e thellë dhe më energjike se dy valët e para. Ajo me të vërtetë filloi në vitin 2010, por edhe pse është penguar nga fushata presidenciale agresive dhe anti-populiste në vitin 2012, ajo u fuqizua përsëri në vitin 2014 dhe 2016.

Në thelbin e saj, kjo lëvizje kërkon që populli amerikan të rimarrë nën kontroll një institucion politik arrogant dhe të korruptuar që është si i dështuar ashtu edhe zhgënjyes.

Trumpi ka potencialin për ta zhvendosur qeverinë nga burokratizimi te një Amerikë e bazuar përsëri në pushtetin e decentralizuar, optimizmin dhe përpjekjet e individëve, komuniteteve dhe grupeve të vogla.

Nëse Trumpi arrin ta zëvendësojë modelin 80-vjeçar burokratik të qeverisë, nuk ka asnjë dyshim që do të jetë figura e shekullit.

Donald Trump është i vetmi person që do të bëhet President i Shteteve të Bashkuara, pa mbajtur asnjë post publik ose të shërbejë në ushtri. Në këtë drejtim, ai është më unik dhe më i denjë për këtë lëvizje.

Ai ka një kombinim të jashtëzakonshëm të energjisë, përvojës në biznesit, optimizmit, drejtimit dhe kurajës, që e bëjnë atë shansin më të mirë për të riformësuar qeverinë.

Këto cilësi janë reflektuar edhe në kabinetin e presidentit të zgjedhur të Trump, i cili përqeshet nga shtypi se “nuk ka përvojë në botën reale”, por ata kanë mendjemprehtësinë në biznes, energjinë, rezistencën dhe arritjet që i bëjnë ata anëtarë të pazakontë kabineti.

Deri më tani, presidenti i zgjedhur ka emëruar një nga gjeneralët më të mëdhenj të Amerikës si Sekretarin e Mbrojtjes, Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë më të madhe në botë, si Sekretarin e Shtetit, një grua që ka kaluar jetën e saj duke luftuar për shkollat, si Sekretaren e Arsimit, si dhe një neurokirurg të klasit botëror, i cili u rrit në varfëri dhe flet me autoritet moral për krizën e qyteteve amerikane si Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Këto janë njerëz mbresëlënës që e kuptojnë shumë mirë si duhen arritur gjërat në botën e vërtetë. Shtypi, i cili ka qenë vazhdimisht gabim, për çdo gjë gjatë këtij viti, po mundohet t’i paraqesë si radikalë të pakualifikuar. Ata kanë më shumë gjasa për të sjellë ndryshim në Washington se sa një nga kabinetet tipike të establishmentit dhe kjo është pikërisht arsyeja pse Donald Trump u zgjodh.

Këta të emëruar duhet të kuptojnë, megjithatë, se janë në vijën e frontit të luftës për ndryshimin. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ky lidership i ri të mbështetet nga një lëvizje prej miliona amerikanësh, të cilët do t’i ndihmojnë dhe t’i inkurajojnë.

(Autori është ish-kryetar republikan i Kongresit)

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori