LAJMI I FUNDIT:

Arsimimi dhe çrregullimi i ushqyerjes

Arsimimi dhe çrregullimi i ushqyerjes

Një studim i ri tregon se prirja për çrregullimin e ushqyerjes te vajzat, familjarët e të cilave kanë shkallë të lartë të arsimimit, është nga dy deri në gjashtë herë më e lartë.

American Journal of Epidemiology” njofton se rreziku për anoreksi, bulimi dhe çrregullime të ngjashme kishte qenë edhe më i lartë, nëse edhe vetë vajzat ishin të suksesshme në shkollë.

Hulumtuesit pranë Institutit Karolinska në Stokholm, rezultatet e tyre i bazojnë në analizimin e të dhënave të grumbulluara nga 13.376 femra, në periudhën 1952-1989.

Sipas mendimit të autorëve, rezultatet e fituara mund të shpjegohen me presionin e shtuar me të cilin përballen vajzat në familjet e arsimuara për të pasur sukses.