LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi grek për lëndë narkotike

Arrestohet shtetasi grek për lëndë narkotike

Policia kufitare Kakavijë arrestoi të martën në flagrancë një shtetas grek, i cili u kap me një sasi të vogël lënde narkotike.

Policia vuri në pranga shtetasin Iraklis Rousit, lindur dhe banues në Dhramas, Greqi, pasi mbante në makinë sasi të vogla lënde bimore të thara në formën e boçes të dyshuar si mariuanë.
Specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër, bënë menjëherë shoqërimin e drejtuesit të automjetit së bashku me lëndën narkotike dhe një pasagjeri nga Vlora që udhëtonte me këtë shtetas, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafik të narkotikëve", raportoi Ora News./Telegrafi/