LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Këtë të mërkurë rreth orës 15:15, është raportuar një grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane, Prishtinë.

I dyshuari ka përdorur një armë zjarri AK-47, ndërsa një qytetar ka reaguar duke qëlluar me armë për të parandaluar grabitjen.

Policia e Rajonit të Prishtinës ka ndërhyrë menjëherë dhe pas disa minutash ka arrestuar të dyshuarin e plagosur në Obiliq.


Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë

“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen  një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arrit që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari sipas njoftimit të Policisë ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka sekuestruar veturën dhe armën e përdorur gjatë grabitjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori