LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënien në Tiranë

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënien në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur të premten identifikimin e të dyshuarit si autor i mundshëm i vënies së zjarrit të rënë dy ditë më parë në një banesë në "Rrugën e Durrësit".

Hekuran Alia, 44-vjeç është i dyshuari për këtë zjarrvënie, e cila ka ndodhur në një godinë të braktisur.

Prokuroria dhe policia po vazhdon ende punën për zbulimin e shkaqeve të zjarrit si dhe për përballjen e autorit me drejtësinë./Telegrafi/