LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet efektivi i policisë për mitmarrje

Arrestohet efektivi i policisë për mitmarrje

Një efektiv i policisë Bashkiake të Tiranës është vënë në pranga mbrëmjen e së premtes me akuzën e mitmarrjes.

Sipas policisë, arrestimi i efektivit të policisë Bashkiake, Agron Doçi, u bë pasi ai akuzohet se u merrte 10 deri në 20 mijë lekë lokaleve pa kasë fiskale. Doçi kryente detyrën e Inspektorit të Policisë Bashkiake, në zonën e Bllokut.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë./Telegrafi/