LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 17-vjeçari, dyshohet si grabitës i karburantit

Arrestohet 17-vjeçari, dyshohet si grabitës i karburantit

Një 17-vjeçar u arrestua të premten nga policia e Lezhës, pasi dyshohet si autor i mundshëm i grabitjes së një pike karburanti.

I arrestuari me inicialet S. M, lindur në Kukës dhe banues në komunën Fushë-Kuqe, rrethi Kurbin , punonte si roje nate. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një arme zjarri pushkë, model 56, të cilën i dyshuari e kishte pa leje.

Dyshohet se i riu mund të ketë qenë i përfshirë në vjedhjen me dhune në bashkëpunim të karburant “Ekzeni”, në autostradën Laç-Fushë-Krujë, në datën 28 prill 2011, rreth orës 03:15.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e armës./Telegrafi/