LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për kontrabandë me cigare

Arrestohen për kontrabandë me cigare

Me rastin e kontrollit të një autobusi në punktin Rudnica afër Rashkës në Kralevë, policët kanë zbuluar 2 mije e 700 pako cigare pa dokumentacion, ka njoftuar të enjten policia serbe

Siç ka raportuar gazeta Blic, në “bunkerë” të autobusit me targa KM, pronë e “Kosmet-Prevozit”, janë gjetur cigare “Ronhil” me banderola të “Republikës së Kosovës”, vlera e të cilave është pak nën 3 mijë euro.

Policia dyshon se këto cigare ishin të destinuara për stërshitje në Serbi.

Shoferët e autobusit, Jovan M., nga Leposaviqi, dhe Dejan M., nga Leshaku, do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë./Koha/ /Telegrafi/