LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona për trafikim të drogës

Arrestohen katër persona për trafikim të drogës

Policia e Vranjës, ka njoftuar përmes një komunikate se në aksionin "Morava" ka arrestuar të hënën dhe i ka dërguar tek gjykatësi hetues katër persona të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

Sipas policisë të arrestuar janë: Qamil T. (37), Shkëlqim S. 23) nga fshati Norçë, komuna e Preshevës, si dhe Nenad Gj. (36) nga Bujanoci, si dhe Lubodrag J. (36) nga Pozharevci, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike,

Siç, njofton policia, Lubodrad J. më 19 maj të këtij viti ka marrë heroinë nga Shkëlqim S. Marrjen e lëndës narkotike, Nenad Gj. e ka kryer në marrëveshje me Qamil T. Policia në automobilin me targa të Pozharevcit,të cilën e ka drejtuar Lubodrag J. ka gjetur 1. 35 gram të substancës pluhur, e cila dyshohet të jetë heroinë.

Gjykatësi hetues nga gjykata e lartë në Vranjë, të dyshuarve iu ka caktuar një muaj paraburgim, kurse Lubodrag J. e ka liruar të mbrohet në liri./Koha//Telegrafi/