LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë policë të Njësisë speciale

Arrestohen gjashtë policë të Njësisë speciale

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve të Njësisë speciale të saj.

Burime të Kosovapress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se të mërkurën rreth mesditës janë arrestuar katër pjesëtarë të njësisë speciale Rosu dhe tre pjesëtarë të policisë së stacionit jugu në Mitrovicë.

Sipas këtyre burimeve, ata dyshohen për krim të organizuar dhe veprimtari tjera kriminale. Ata janë duke u marrë në pyetje nga Policia në Prishtinë.

Zëdhënësi rajonal i Mitrovicës, Besim Hoti, nuk ka dashur të prononcohet lidhur me këtë çështje, duke thënë se policia e Kosovës në Prishtinë mund të dalë me ndonjë deklaratë, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kosovapress se ka zhvillime dhe se së shpejti do të dalin me një komunikatë për media. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori