LAJMI I FUNDIT:

Kanë filluar aplikimet për trajnimin e asistentëve në eventin”The Executive Assistant Masterclass”

Kanë filluar aplikimet për trajnimin e asistentëve në eventin”The Executive Assistant Masterclass”

Këshilluesja e asistentëve me emër botëror vjen në Prishtinë për eventin “The Executive Assistant Masterclass”. Aplikimet për të gjithë ekspertët administrativë janë tani të hapura.

Smart Events International, një nga organizatorët kryesorë botërorë të ngjarjeve të biznesit të nivelit të lartë, sjellë Masterclassin e njohur të asistentëve në Kosovë.

The Executive Assistant Masterclass do të mbahet më 1 shkurt në Hotel Sirius Prishtinë, ku ekspertja Laura do të shpalosë storie suksesi të rëndësishme dhe formula të bilancit të jetës.

Laura Belgrado është trajnere e specializuar dhe e njohur ndërkombëtarisht në Evropë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në 20 vjet përvojë pune në mjedisin e korporatave ndërkombëtare, pothuajse 10 vjet si asistente ekzekutive në MD Global të Microsoft GSA dhe MARS. Ajo ka udhëtuar rreth globit duke trajnuar asistentë personalë dhe ekzekutivë.

Kjo ngjarje është e përshtatshme për të gjithë ata që punojnë si: asistentë ekzekutivë, asistentë personal, asistentë të drejtorëve ekzekutivë dhe anëtarëve të bordit, menaxherët e zyrës, asistente administrative, menaxherët e projektit dhe administrata.

Programi është i plotësuar me momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese etj.

Procesi i aplikimit është ende i hapur dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të Kosovës që duan të marrin pjesë janë të mirëpritur nga organizatori.

Për rezervimin, pyetje dhe informata mund të kontaktoni në +389 230 60 077 ose në office@SmartEvents.biz.

Më shumë info vizitoni: https://smartevents.mk/executive-assistant-masterclass-2018-pristina/