Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, ka thënë se për rastin e bashkëshortit të saj askush nga liderët e institucioneve kosovare nuk e telefonoi atë.
Veç tjerash Anita Haradinaj tha se është politika e Shqipërisë ajo që e mbështeti gjatë këtyre ditëve, kur Ramush Haradinaj gjendej në arrest nga autoritetet franceze.
Këto deklarime bashkëshortja e Ramush Haradinajt i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa dha edhe njëherë qëndrimin e saj rreth bisedimeve Kosovë- Serbi, duke pohuar se nga to nuk është sjell asgjë pozitive për vendin.
”Nuk e di që ka ndodhur dicka pozitive nga ato takime vetëm se janë stërzgjatur. Procesi i pastrimit të listave është gjë tjetër. Nuk e di arsyen pse nga të paktit që janë ato lista është Ramushi duke pasur parasysh se ai ka kaluar dy herë procesin e tij në Tribunalin e Hagës”.
”Nuk ka asgjë që është duke u përgatitur për Ramush Haradinajn sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale. Besoj në pastërtinë e luftës së UÇK-së në popullin e Kosovës e poashtu edhe në pastërtinë e Ramush Haradinajt”.
”Nuk pata telefonata nga zyrtarë institucional të Kosovës, por nga diplomat dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, Edi Rama më ka telefonuar etj. Unë kam marr telefonata dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga politika e Shqipërisë”, tha Anita.
Thotë se “një rezolutë është miratuar sa ka qenë Ramushi në Slloveni, i falënderoj. Kjo tjetra që nuk është miratuar secili deputet ta mbajë në ndërgjegjen e vet”.
”Më e mira do të ishte që deputetët ta bëjnë punën e tyre për të mirën e Kosovës. Rezolutat janë të dobishme nëse do të implementoheshin”.
”Në këtë rast për Ramushin, mirë do të ishte të implementohej rezoluta për t’i treguar botës se Ramushi e ka mbështetjen e shtetit”, ka thënë Anita Haradinaj.
Anita ka thënë se është optimiste në lidhje me vendimin që do të merret nesër ndaj bashkëshortit të saj Ramushit, pasi sipas saj nuk ka prova dhe materiale të reja që do ta ndryshonin vendimin.
”Është seanca e dytë që po mbahet ndaj Ramush Haradinajt në Francë, por kësaj radhe kam vendos të rri me fëmijët në Kosovë”.
”Ata janë në ditët e shkollës dhe po kam obligime me ta. Më mirë të qëndrojë me fëmijët është me komplikuar dhe ata janë rritur në moshë prandaj”, tha Anita Haradinaj.
Thotës e nuk mund të paragjykojë mbi vendimin, por shpreson që Franca të veprojë drejt kësaj radhe”.
”Franca nuk ka bazë të mbahet Ramushi ende atje, deri tani nuk ka prova të reja që mund të ndryshojë vendim. Jam shumë optimiste që nesër ai do të lirohet. Nuk e di pse ende po mbahet Ramushi atje kur ai ka kaluar me sukses proceset në Tribunalin e Hagës”, tha ajp.
”Është temë e bastarduar dhe Ramushi do të lirohet besoj nesër. Unë skam biseduar me avokatët, por me Ramushin po. Sipas tij nuk ka materiale dhe prova të reja dhe sipas kësaj nuk ka arsye që kjo të shtyhet më tepër. Prova nuk ka pasur as në fillim e nuk ka as tani sepse të gjitha materialet që Serbia ka sjell kanë qenë vetëm transkriptë që janë bërë në Tribunalin e Hagës. Këto kanë qenë të vetmet prova që ka lexuar prokurori edhe në Francë”.
Thotë se do të shkojë ta pres në aeroport me fëmijët, “sepse aty e lam dhe aty do ta marrim e që do të përfundojë më kjo histori. Nuk e di në çfarë kohe do të vijë por gjithsesi do tja lëm kohës”.
”Edhe fëmijët tashmë janë rritur, kemi qenë të gjithë aty kur ka ndodhur ajo histori, unë jam ndodhur para aktit të kryer . Me Gjinin komunikoj si me një të rritur ai i di të gjitha”.
”Ne i kemi lënë pas këto histori pastaj u përsëritën, është shumë monotone si histori. Më mirë do të ishte sikur të flisnim për projektet e reja apo për problemet e Kosovës, do të ishte më pozitive. Kjo histori është tejet e bastarduar dhe tejet e rrezikshme”.
”Nuk ka asnjë arsye për këtë gjë vetëm po na humbim kohë”, është shprehur Anita Haradinaj. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri