Në literaturë, anarkizmi njihet si lëvizje, filozofi politike a tërësi mësimesh sipas të cilave hidhet poshtë ideja e rendit dhe e autoritetit, duke mbrojtur kështu skajshmërisht vullnetin individual. Anarkizmi vepron kundër shtetit e pushtetit, kundër disiplinës dhe rendit publik. (…) Në shoqëri ku mbizotëron anarkizmi është më lehtë të merren vendime të përbashkëta, të përputhen dëshirat dhe nevojat e ndryshme.
Kjo është edhe ideja bazë e anarkizmit: çdokush duhet plotësisht t’i përmbushë nevojat e veta dhe duhet t’i jepet mundësia për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. (për më tepër shih: Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjisë, Logos-A, f.34)
Ky definim që ka të bëjë me veprimin kundër shtetit dhe dëshirën për të përmbushur nevojat (lexo: apetitet) dhe mundësinë e vendimmarrjes (më joshësen nga të gjitha: UNË do të vendosi, UNË, pastaj: ani në rregull pra; NE do të vendosim) mu dukën aq të afërta kur po e shfletoja fjalorin e sipërpërmendur, sa për një çast mendova se në dhomë më hynë të gjithë personat që me kravatat e tyre sikur donin të më ngufatnin, njëjtë sikur po bëjnë me këtë Republikë gjashtë-yjore që nuk po shndritë kurrqysh.
Në Jugosllavi kërkuam të drejta si shqiptarë, si Kosovë. Plenumi i Brioneve e pastroi Rankoviqin dhe e forcoi Titon. Fituam autonomi. Pas Titos nuk arritëm ta ruajmë as atë pozitë. Nuk ishim në gjendje të organizoheshim për ta mbrojtur. As intelektualisht, as forcërisht. Millosheviqi dëshmoi se donte spastrim etnik. Me humbje të rënda për popullin tonë, e tejkaluam edhe atë fazë.
Fati na kishte buzëqeshur, nuk e humbëm Kosovën. I organizuam zgjedhjet paslufte dhe mezi zgjodhëm President. S’ishte puna të zgjedhim dikë mes jugosllavëve apo të huajve. Njërin nga mesi ynë. Por, vetëm pas presioneve ndërkombëtare u formua një qeveri e koalicionit të gjerë. Po kështu edhe në 2007-tën, kur po përgatitej shpallja e Pavarësisë, ndërkombëtarët ndërhynë në krijimin e institucioneve.
Edhe viti 2011 ishte arenë e dorës së ndihmës që erdhi nga jashtë: na e zgjodhën presidenten e vendit, por natyrisht duke i parë duart e ngritura të deputetëve kosovarë. Tri vite më vonë, pra këtyre ditëve, me gjasë, ne prapë po presim ndërhyrje nga miqtë tanë.
Për besë, shyqyr edhe që janë. Që janë për të na rikujtuar se nuk jemi ne ata që krijuan shtetin, se nuk i ndërtuam vetë institucionet tona, se nuk dimë të sillemi me përgjegjësi shtetërore, se ne, shtetin e pushtetin i shohim një, se i duam kompetencat e privilegjet, por jo përgjegjësitë karshi popullit, se popullin (të ashtuquajturin sovran) e shohim numër që duhet përkthyer në ulëse komode përmes një sistemi të deformuar parlamentar, se ‘për t’i dalë zot vullnetit popullor’ duhet të merremi se a është shumicë ajo që del nga gara zgjedhore apo ajo që faktohet realisht në Kuvend… dhe ky rreth vicioz, ku askush nuk ta jep përshtypjen se harxhon naftën e veturës 3Z dhe 4Z (meqë shumë vetura zyrtare u bënë) apo benzinën e automjeteve të partive politike, për të nxjerrë vendin nga kjo pasiguri institucionale, që dikur, në një formë tjetër përdorej me termin status quo.
E për anarkinë që u përmend më lart, thuhet se grupe të margjinalizuara, veçanërisht majtiste në disa vende të botës, apo forca kryengritëse ndaj pushteteve gjatë historisë, e kanë si objektiv të veprimit. Por, përnjëmend se Kosova është sui generis: këtu, bllokadën, ngërçin, puçin… si do që ta quajnë nëpër media, e bëjnë pikërisht ata që thirren në shtet ligjor. Populli nuk ka vërshuar rrugët, nuk janë sulmuar institucionet (kujtojmë vetëm Greqinë viteve të fundit), nuk ia konteston askujt legjitimitetin, nuk e çoi shtetin buzë kolapsit. Ama ata që pohojnë se kanë delegimin e popullit për fuqizimin e institucioneve, ata janë që ‘po luajnë pingpong’ mes Kuvendit, Presidencës e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar kështu akëcilin që mendon a interpreton sipas pikëpamjes së vet.
E shoqëria kosovare, e stërlodhur nga teket e të ledhatuarve që bëjnë hesape në emër dhe kurriz të saj, nuk ka më forcë as t’i hapë edicionet e lajmeve. Përjashto këtu militantët partiakë që presin me katër sy se a do t’ia shohin hairin këtij pështjellimi.
Krejt kjo, po bëhet me formalitete dhe ‘komfor’ procedurave ligjore. Kështu së paku pretendojnë të gjitha palët. Pra krejt, zyrtarisht, ex officio. Edhe kjo gjendje gati anarkike në kontekstin institucional, na qenkësh ex officio.
A e shkurton kjo rrugëtimin tonë drejt BE-së? S’është me rëndësi, ne aty e kemi synimin, sepse fundja “ne jemi evropianë, s’kanë çare pa na pranuar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania