Ambiguiteti i shoqërisë kosovare
E vërteta, cila është? Ku gjendet? Si mund të detektohet apo të shihet? Është sfidë të cilën deri sot nuk kanë mundur ta shpjegojnë, edhe pse shumë njerëz të mençur janë marrë me të. Për shumë filozofë dhe mendimtarë, që nga Talesi, Aristoteli, Platoni e deri në kohërat e sotme të modernitetit, tek Hjumi, Tarski apo edhe Popperi, e vërteta është gjithmonë “hyjnore” dhe shumë vështirë njerëzit do arrijnë tek ajo. Gjithmonë, nëse mendojmë se jemi afër saj, do të na dal një “shteg” tjetër apo një “lartësi” metaforike të cilën do të duam ta synojmë.
E vërteta sipas Popperit vazhdimisht ishte sfiduar nga konditat apo rrethanat e testueshme dhe konsistente deri në përgënjeshtrim, ku avancimi i shoqërive apo shkencës përball mendimit metafizik gjithmonë ishte bërë përmes gabimeve të cilat kërkonin përmirësime apo debatit kritik nëpërmes faktografisë apo të dhënave hulumtuese empirike. Por, e vërteta gjithmonë do të sfidohet dhe do të tentohet të tjetërsohet nëpërmes subjektivizmit, besimit në raport me objektiven. Pra, ne mendojmë se e vërteta në shumicën e rasteve është ajo që ne besojmë që është e vërtetë, atë që vështrojmë pa bërë teste, matje apo pa debatuar në mënyrë kritike.
Saktësia në thelb dallon nga e vërteta. Saktësia nuk do të thotë që në vete përmban të vërtetën apo thelbin, esencën e përmbajtjes, apo edhe anasjelltas nëse shikohet nga këndvështrimi i së vërtetës në raport me saktësinë.
Realiteti në ditët e sotme moderne tenton në vete të përmbaj racionalitetin, koherencën, besimin, subjektiven… më qëllim të krijimit të mendësisë objektive apo të fakteve të mbështetura në argumente.
Realiteti në shumicën e rasteve kërcënohet nga e vërteta e cila mund të jetë shumë kuptimore, induktive apo ambivalente.
Në ditët e sotme të shoqërive moderne, shteti si një mekanizëm sovran që ushtron të drejtën e vet për të udhëhequr një shoqëri, është duke pësuar ndryshime në këto kohëra që disa i quajnë moderne apo postmoderne. Diplomacia bashkëkohore kuptimin e sovranitetit të shtetit në rrethana të sotme e sheh më ndryshe sesa në të kaluarën, ku në para-modernë shoqëria ishte në kaos dhe jo rregull e deri tek ajo moderne me krijimin e shteteve-kombeve nëpërmes nacionalizmit që në vete ngërthente sovranitet total në raport me politikat e brendshme dhe të jashtme. Tani, në postmodernë, një pjesë e sovranitetit “dorëzohet” apo “u jepet” qarqeve ndërkombëtare, në të mirë të integrimeve apo koncesioneve, traktateve të dala, dhe obligimet që duhet përmbushur. Rasti më i spikatur i tillë është konstrukti apo konfigurimi i BE-së.
Thuhet se diplomacia në disa raste, gjatë historisë, ka dështuar në ndërmjetësime, kur janë bërë kalkulimet apo llogaritë për veprime të mëtutjeshme politike që kanë qenë të gabuara. Ato veprime apo konkluza të pamatura kanë sjell trazira sociale deri tek konfliktet apo luftërat e ndryshme. Sot, në diplomacinë e mirëfilltë, si bazë e veprimeve apo politikave ndërkombëtare duhet të njihen normat apo vlerat, kodet dhe dëshirat e shoqërisë, popujve, shteteve… Këta faktorë determinues ndryshojnë në thelb tek secila shoqëri, popull, komb etj.
Nuk duhet që kalkulime apo veprime diplomatike të nisen nga pikëpamjet subjektive e diplomatit (negociatorit ndërmjetësues) tek i cili vështrimet, konceptet e tij të “bien ndesh” apo nuk merren parasysh me pikëpamjet themelore të shoqërisë e cila është në proces të negociimit, të rievoluimit apo riformësimit nga një gjendje tranzitive në një gjendje më premtuese për shoqërinë, me qëllim të avancimit apo krijimit të predispozitave për integrime – qofshin ato rajonale apo interkontinentale – dhe shmangies së izolimit nga pjesa tjetër e botës bashkëkohore.
Politikat e jashtme dhe ato të brendshme, në shumicën e rasteve bien ndesh njëra me tjetrën. Pse? Nëse përmbushjet apo obligimet e parashtruara nga faktorët ndërkombëtarë bien ndesh me vlerat, normat, kodet, pikëpamjet, mentalitetin lokal, atëherë qeveritë në pushtet mund të sfidohen në të ardhmen nga elektorati i tyre nëse ato nuk respektohen dhe qeveria lëviz në të kundërtën nga këto koncepte. Nëse nuk i merr si detyrime, atëherë qeveritë e tilla e vënë në pikëpyetje të ardhmen dhe fatin e tyre, duke ditur që votat për pushtet merren nga baza apo elektorati i brendshëm, e jo nga faktori i jashtëm. Pra, politikat e brendshme duhet të jenë në kohezion me ato të jashtme e jo në disproporcion apo kundërshtim mes veti, që të shkaktojnë pakënaqësi, turbullira sociale dhe ndryshime të shpeshta në pushtet. Në rastin më të keq qeveritë do jenë të brishta, “ngjallin” radikalizmin, për çka zhyten në revolucione majtiste apo kthim në totalitarizma, te të cilat faktori ndërkombëtar vështirë mund t’i kontrolloj. Shembuj të tillë kemi në shoqëritë si Somalia, Iraku, Egjipti, Libia etj.
Gjatë negocimeve, shuttle diplomacive, koncesioneve të ndryshme në të mirë të rajonit, integrimeve evropiane, krijohen politika apo rrethana të “shkopit apo karotës”, apo realitete ambivalente siç është rasti tipik për shoqërinë tonë kosovare. Pra, krijohet një dykuptimësi.
Gjatë bisedimeve me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtare krijohen kushte apo predispozita që të dyja palë të jenë të kënaqura me epilogun dhe që arritjet e marrëveshjes t’i shohin nga këndi personal. Konkluzat mes dy palëve gjithmonë janë dykuptimore, mund të shihen apo të pranohen s’i të vërteta varësisht nga cili kënd shihen, për çka japin mundësi të interpretimeve të ndryshme pa arritur të definohet se kush përfitoj apo kush humbi nga këto bisedime.
Pra, realiteti imponohet si i tillë, duke mos arritur të deshifrohet esenca e saj dhe gjithmonë duke shkaktuar konfuzion dhe perspektiva të ndryshme në leximin e përmbajtjes. Arritja tek e vërteta dhe realja është shumë vështirë, sidomos kur luhet me terme të cilat epilogun e bëjnë të brishtë me mundësi për interpretime nga secila palë.
Pra, na mbetet të shohim se çfarë realiteti është duke u krijuar në shoqërinë tonë kur të dyja palë në negociime e njohin veten si fitimtar dhe se a do të plotësohen qëllimet e tyre në realitet? Pra, në këto kohë po krijohen kushte ambiguale apo konfuze, posaçërisht kur të dy palët qëndrojnë shumë larg me pikëpamjet.
S’na mbetet tjetër vetëm të tentojmë ta zbulojmë të vërtetën tonë në realitetin e sotëm të shoqërisë kosovare, e cila për momentin është shumë e vështirë, e ndërlikuar dhe jo mjaftë premtuese drejt synimeve të mirëfillta për një status të drejtë dhe të barabartë me të gjitha shoqëritë e botës moderne.
“Lufta” mes termave edhe në të ardhmen do të ekzistoj dhe diplomacia do të gjej forma të jetë e padefinuar në të mirë të qetësimit dhe tejkalimit të situatave të ndërlikuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht