LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Italisë synon të rrisë shkëmbimet tregtare me Kosovën

Ambasada e Italisë synon të rrisë shkëmbimet tregtare me Kosovën

Ambasada e Italisë në Kosovë është e interesuar që të rrisë lidhjet tregtare në mes bizneseve italiane dhe atyre të Kosovës.

Ata sot, sollën kompani mjaft të mëdha italiane, të cilat prezantuan biznesin e tyre para përfaqësuesve të biznesit kosovar dhe atyre të Ministrisë së Tregtisë. Protagonistët e këtyre projekteve që po synojnë të rrisin investimet italiane në Kosovë dhe bashkëpunimin mes tregut te të dyja vendeve, vlerësuan se ka potencial të madh në këtë drejtim dhe bashkëpunime të tilla do të ishin në të mirën e të dy shteteve.

Zëvendës ambasadori i Italisë në Kosovë, Selvatore Marino priti sot në ambasadë kryetarin e Odës Ekomomike Safet Gërxhaliun dhe përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë, ku së bashku shikuan prezantimet e dy kompanive italiane të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë me ato kosovare.


Ai tha se po shprehin interesimin e Ambasadës Italiane për rritjen e lidhjeve tregtare mes të dy vendeve. “Ambasada Italiane këtu është duke dhënë kontributin më të madh duke mbështetur ndërmarrësitë italiane që të vijnë këtu dhe të njohën me ndërmarrësit kosovarë. Potenciali është mjaftë i madh, urojmë që në sektorë të ndryshëm të rriten marrëdhëniet”, tha ai.

Ndërmarrjet që u prezantuan ishin “Block Stem” dhe “Gatelock Van”, biznese me përvojë shumëvjeçare dhe të shtrira në shumë vende ndërkombëtare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se këto kompani dëshmojnë se fuqia ekonomike e Italisë ende nuk është shfrytëzuar sa duhet. “Mundësitë janë shumë të mëdha por për fat të keq nuk i kemi shfrytëzuar sa duhet, mirëpo sa më e pranishme të jetë Italia dhe prodhimet italiane në Kosovë, teknologjia italiane dhe dizajni italian, vërtetë do të ketë një përparësi psikologjike dhe jo vetëm që do t’i kënaq qytetarët e Kosovës por do të jetë një motivim shtesë edhe për investitorët e huaj që do të ia mësyjnë Kosovë,s se aty paska ambient për biznes, aty paska garancion dherat paska ardhmëri dhe vizion”, tha ai.

Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë tha se Italia mbetet një nga shtetet kryesore partnere edhe në zhvillimin e ekonomik të Kosovës edhe si partner politik.

“Shpresoj që edhe më shumë kompani, qofshin kosovare, qofshin kompani të huaja, përmes bashkëpunimit tonë dhe OEK-un që të lehtësojmë sa më shumë vizita të tilla, sa më shumë prezantime të tilla që me shpresë do të rezultojnë në bashkëpunim të më ngushtë dhe partneritet në mes të kompanive italiane dhe atyre kosovare”, tha ai.

Në këtë prezantim u tha se interesimi i kompanive italiane nuk është që të jenë të pranishëm në Kosovë vetëm në formë të tregtisë klasike, por që janë të interesuar të avancojnë këtë formë të bashkëpunimit në forma më të avancuara, duke filluar me përfaqësim, me distribuim e edhe me bartjen e kompetencave për prodhim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori