Aleanca përballë katër skenarëve
Vendimi i partisë më të madhe politike në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, për ta larguar veten e saj nga pushteti, dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, është një përmbushje e prognozës së zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se koalicioni qeverisës, PDK-LDK do ta rrezojë veten e tij apo se do të kërkojë shpëtimtar për ta nxjerr nga qorrsokaku ku është futur! Dhe shpëtimtari i koalicionit të tanishëm qeverisës, që po ikën nga vetja e tij, u gjend pa shumë mund dhe atë tek kampi politik opozitar, Aleanca Kosova e Re. Shërbimin që kjo parti u benë partive në ish-qeverinë më të papërgjegjshme, me të korruptuar dhe me kriminale në Kosovën e pasluftës, është një hap i pamenduar mirë dhe që mund t¨i mbaj edhe më gjatë këta njerëz në pushtet, për faktin se nuk do t¨i lejojë zyrtarët e saj që të demaskohen deri në fund para qytetarëve të Kosovës, duke bartur mbi vete të gjitha pasojat e dështimeve të ndodhura në këta tre vjetët e fundit të qeverisjes së tyre!
Në mbështetje të inciativës së AKR-së ishte edhe partia tjetër opozitare, Lidhje Demokratike e Dardanisë, duke dëshmuar me këtë rast servilizmin e të dyja këtyre partive ndaj dy partive më të mëdha në ish-koalicionin qeverisë, të parës ndaj PDK-së dhe të dytës ndaj LDK-së! Mirëpo, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sado që u provua të implikohet në këtë histori trishtuese, nga ish-partitë në qeveri apo ato në opozitë, nuk ka pranuar të luaj lojën dhe të shpëtoj keqqeverisjen nga dënimi i qytetarëve në zgjedhjet e radhës!
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës treguan qartë se nga fillimi i bashkëqeverisjes së tyre, nuk kanë pasur parësore interesat e qytetarëve dhe të vendit, por të tyre personale dhe partisë! Po të ishte ndryshe, këto dy parti nuk do ta sillnin vendin në këtë gjendje dhe do të respektonin dokumentet që kanë nënshkruar, si Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës, duke i zbatuar ato, edhe kur është bërë fjalë për zgjedhjet parlamentare. Me një fjalë, Kosova tani nuk do ta kishte këtë krizë institucionale dhe qeverisëse, por do të kishte një qeveri të re me një vit mandat qeverisës e dal nga zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, atëherë kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkonte që ato të mbahen për të mos ardhur në këtë pike të degradimit!
Por, këtë gjë PDK-ja dhe LDK-ja nuk e dëshiruan atëherë, nga fakti se i frikësoheshin elektoratit, i frikësoheshin votës së lirë të qytetarëve të Kosovës. I frikësoheshin të vërtetës, se AAK-ja dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj po ktheheshin fuqishëm në politikën kosovare, çka u pa në zgjedhjet e fundit lokale, ku e vetmja kjo parti politike kishte një ngritje gati-gati 100 %. Tani që z. Haradinaj nuk ndodhet në Kosovë, për shkak se gjendet në Hagë duke mbrojtur atë që për çdo ditë thirret në të, kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerat e luftës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të pasur një qeveri, president dhe kuvend të tyre, jo të tillë çfarë kemi sot, PDK-ja dhe LDK-ja vendosin ta dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme! Ky veprim i tyre tregon frikën që këto dy parti kanë nga AAK-ja me në krye Ramush Haradinaj, kështu që duan ta shfrytëzojnë mungesën e tij në Kosovë për të fituar sa më shumë pushtet, sepse për shtet ata nuk mërziten fare.
Megjithatë, AAK-ja nuk duhet t¨i frikësohet asnjë procesi politik në Kosovë, e as këtij skenari të hartuar prapa dyerve nga PDK-ja dhe LDK-ja, në kurthin e të cilit mund të bien vet. Edhe pse AAK-ja në këto zgjedhje do të ketë vështirësi, për shkak të “mungesës” së liderit të saj, ajo nuk duhet të pranoj që bjerë nën ndikimin e dy partive tjera më të mëdha dhe të mposhtet, ashtu siç mendojnë ato. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për katër skenarë të mundshëm, brenda të cilëve mund të gjendet gjatë dhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
SKENARI I PARË, mund të jetë hyrja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fushatën zgjedhore pa liderin e saj, Ramush Haradinaj. Zgjedhjet e fundit parlamentare, të 17 Nëntorit 2007, kanë treguar se AAK-ja është e aftë si parti që të ruaj votuesit e saj, edhe nëse në ballë të saj nuk ndodhet z. Haradinaj. Kjo do të thotë se AAK-ja mund të dalë një nga forcat e para politike në Kosovë, pas zgjedhje parlamentare, duke marr 15 deri në 20 për qind të votave në Kosovë dhe duke ruajtur kështu numrin e votave të marra në zgjedhjet e fundit lokale të 15 Nëntorit 2009.
Kjo situatë do ta ballafaqonte AAK-në me SKENARIN E DYTË. Moskthimi i z. Haradinaj nga Haga gjatë fushatës zgjedhore dhe mosngritja e përqindjes në zgjedhjet parlamentare, këtë parti më shumë gjasa do ta lente në opozitë. Por, për dallim nga vitet e kaluara, përjashtimi i AAK-së nga bisedimet për të hyrë në qeverinë e re, megjithatë do t’i siguronte Kosovës një opozitë më të fortë se që e kishim deri më tani!
SKENARI I TRETË, do të ishte më i miri, kthimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Haga, ashtu siç po shpresohet në muajin dhjetor, çka do ta ndryshonte tërësisht realitetin e tanishëm politik në Kosovë. Kthimi i z. Haradinaj nga Haga dhe vënia e tij në ballë të fushatës zgjedhore do t’ia rriste gjasat AAK-së që të ketë rritje të votave dhe rrjedhimisht edhe rritje të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke e shndërruar në forcë determinuese politike pas zgjedhjeve parlamentare. Bazuar ne ritmin e rritjes së saj në zgjedhjet e fundit lokale, AAK-ja do të mund t’i ketë 25 deri në 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës!
Një rezultat i tillë në zgjedhjet parlamentare, do ta dërgonte AAK-në drejt SKENARIT TË KATËRT, atij postzgjedhor. AAK-ja do të mund të hynte në qeveri me cilën do parti politike, bazuar në këtë rezultat zgjedhor, pasi që do të kishte pozitë të mirë negociuse me partitë tjera politike. Gjasat janë që në këtë rast AAK-ja të krijojë një qeveri me LDK-në e djalit të ish presidentit Ibrahim Rugova, Ukën, por pa përjashtuar as LDK-në e Fatmir Sejdiut dhe, nëse arrin të futet në Parlament, me partinë Fryma e Re, por që është përjashtuar një koalicion qeverisës me PDK-në. Kjo për faktin se AAK-ja duke qenë pjesë e qeverisë së PDK-së do të ngatërroheshin shkollat qeverisëse, gjë që është e papranueshme nga AAK-ja.
Prandaj, zyrtarët apo lidershipi i tanishëm i AAK-së duhet të hartoj një strategji të qartë, bazuar në këta katër skenarë, në mënyrë që të jetë gati për t’u ballafaquar më secilin prej tyre gjatë dhe pas zgjedhjeve! Një parti që bazohet mbi një plan të qartë veprues dhe në një lidership të zgjeruar, dhe jo vetëm në një lider, mund t’ia dal më sukses në cilën do rrethanë. AAK-ja është e vetmja parti që deri më tani është sfiduar në zgjedhje pa kryetarin e saj dhe që ka arritur të mbahet, çka e tillë duhet të mbetet edhe tani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin