LAJMI I FUNDIT:

Aksioni dhe reaksioni i politikës së Maqedonisë

“Për çdo veprim ka një reagim të barabartë dhe të kundërt”, thotë Ligji i Tretë i shkencëtarit anglez Isaac Newton.

Me anë të këtij ligji fizik mund të nënkuptojmë sesi një individ ose grup individësh mund të bëhen shkaktarë kyçë për të përmbysur një veprim apo trup fizik brenda të keqes që të ndjekë. Pra, çdo veprim i një anshëm mund të dëmtojë të mirën e përgjithshme të shoqërisë që e ka rregulluar e drejta natyrore.

Ky ligj na tërheqë vërejtjen se veprimet tona pothuaj duhet të jenë përherë e më shumë të kujdesshme dhe të disiplinuara nëse duam që të kemi një gjendje të kontrolluar. Çdo veprim mund të ketë një kusht befasues. Nëse një varkë po lundron në ujë, e i mungon aftësia për veprim të kujdesshëm, atëherë ka të ngjarë që varka të përmbytet nën ujë duke shkaktuar parregullsi dhe momente të hidhura. E gjithë kjo mund të themi se ndërlidhet me moskujdesin e brendshëm…


Edhe politika e brishtë e ka një reagim të kundërt në shtetet ballkanike: për t’u “përmbytur” spontanisht.

Politika e Maqedonisë është zbehur, gati është konsumuar duke u marrë me veprime të kundërta që asociojnë neveri tek masa e civilizuar. Kjo masë nuk e duron dot veprimin e pamatur dhe jo inteligjent të një grupi të caktuar individësh që merren me politikë naive. Ndërgjegjja politike pothuaj nuk ka të bëjë aspak me kujdesin dhe vlefshmërinë e së mirës së përgjithshme të shoqërisë, por më shumë për ta tendosur harkun.

Ligji i Tretë i Neetonit na mëson që çdo veprim i jonië duhet të jetë i kujdesshëm. Një veprim i pamatur mund të përmbysë gjithçka në kohë reale.

Pushtetet që kanë probleme akute me veten, në rend të parë duhet ta shqyrtojnë me bindje të plotë këtë ligj, sepse ky ligj i hap udhë politikës dështake që të fus një ‘katarsis’ brenda logjikës së shfrenuar, për t’u rikthyer në gjendje stabile e reale. Po qe se nuk ndodh që veprimet politike të shtetit të mos ecin drejt kahut konvergjent, atëherë perdja teatrore me çdo kusht do të ulet…

Klasës politike në Maqedoni i ka ardhur koha të kthjellet nga synimet kontroverse e ndikimet e moçme, e të bëjë një kthesë të re politike duke e vënë kujdesin dhe logjikën në drejtimin për t’i tejkaluar krizat e shumta që imponohen apo krijohen vetvetiu nga një shkak i papërcaktuar…

Tanimë është momenti i duhur që shteti të kujdeset në thelb ndaj çdo veprimi të tij, për një reagim të barabartë dhe inteligjent!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori