LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet rëndë 25-vjeçari

Aksidentohet rëndë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar u aksidentua rëndë mëngjesin e së martës në aksin rrugor Lezhë-Laç, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Ishull Shëngjinit, ku 25-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte duke udhëtuar me motorr por ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë jashtë rruge.

25-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. /Telegrafi/