LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari

Një 70-vjeçar gjeti vdekjen të enjten në mbrëmje ndërsa lëvizte më biçikletën e tij në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, pikërisht në fshatin Sukë.

Policia njoftoi se Dedë Shullani është goditur në pjesën e pasme të biçikletes nga një mjet tjetër, ende i pa identifikuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka rënë në asfalt, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në trup dhe është dërguar menjëhere në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jeten, por pas disa orësh ka gjetur vdekjen./Telegrafi/