LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Peqin, policia: Shkaktar 20-vjeçari

Aksidenti në Peqin, policia: Shkaktar 20-vjeçari

Policia e Elbasanit përcaktoi të martën 20-vjeçarin Kongres Tabaku, si shkaktar të aksidentit të së dielës në Peqin, ku mbetën të plagosur shtatë persona.

Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha se përplasja e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Kongres Tabaku me mjetin të tipit fuoristradë “Mitsubishi” erdhi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Benz”, që humbi kontrollin në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjoçajve”, duke u përplasur me mjetin tip “Mitsubishi”.

Policia menjëherë, transportoi të aksidentuarit për në Spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku gjendja e drejtuesit të mjetit, Kongres Tabaku, si edhe e tetëvjeçares Rosela Isaku, paraqiten shumë rëndë dhe për një mjekim të specializuar ata u dërguan në Spitalin Ushtarak./Telegrafi/